Korrupsioni në Drejtësi/ Kryetarja e KLGJ-së, rrezikojmë të gjobitemi nga Strasburgu! Disa shqyrtojnë 400 çështje, disa shesin gjyqe

40
Sigal

Këshilli i Lartë Gjyqësor shpall si gjykata në nevojë dy gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe atë administrative dhe gjykatën e kryeqytetit.

Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami, u shpreh për TCH se stoku në këto gjykata ka arritur pikë kritike.“Është shumë emergjente, boll t’ju them, disa shifra ne duhet të kemi në sistem 408 veta, sot ne kemi 245 veta/ Nga këto kemi 79 vakanca të përhershme dhe 84 të tjerë për të cilët u paguajmë 70 përqind të rrogës pasi janë të pezulluar”, -tha Llagami.

Por, nuk janë vetëm qytetarët që presin drejtësi, edhe shteti shqiptar pret të gjobitet nga Strasburgu për gjykim tej afatit të arsyeshëm ligjor.“Po bëhemi gati të gjobitemi janë dhjetëra qytetarë”, -shpjegoi Llagami. Në projektligjin e dorëzuar Kuvendit si formulë shpëtimi është gjetur reduktimi i trupave gjyqësore nga tre me një gjyqtar për gjykimet administrative  si dhe mbushja e gjykatave me ndihmës ligjorë.“Shkolla nuk prodhon ndihmës ligjorë mbasi nuk konkurrojnë. Duan gjyqtarë. kështu që ne po shohim mundësinë se si t’u propozojmë atyre që nga ndihmës kanë mundësinë e të bërit gjyqtar”. Por, propozim tjetër është rikthimi i normës në punën e gjyqtarëve.“Nuk mundet që ca gjyqtarë të gjykojnë 200 çështje dhe ca 400”,- theksoi Llagami.