Tahiri: Forca kombëtarja, forca çuna

78
Edhe Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri e ka quajtur fitore të trefishtë për kombëtaren tonë, vendimin e KAS-it. “Fitorja e parë është për ekipin kuqezi, fitorja e dytë sipas Tahirit, – është ajo ndaj padrejtësisë, dhe së treti, -shton ministri, – edhe serbët dolën të fituar”. Me këtë ministri Tahiri, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë nënkupton se ky vendim shërben si një mësim edhe për Serbinë, veçanërisht tifozëve për të mos u treguar më racist dhe të dhunshëm. “Fitore tre fish për futbollin, për kombëtaren tonë, fitore ndaj padrejtësisë së deritanishme. Fitoi edhe skuadra serbe, sigurisht. Fituam të gjithë. Forca kombëtarja, forca çuna”, shkruan ministri në rrjetin social Facebook.