Italia në prag të legalizimit të kanabisit, Shqipëria vazhdon luftën e ashpër kundër tij

1220
Sigal

Përsa i përket liberalizimit të hashashit nëpër farmaci dhe nëpër zonat e tjera të cilat njihen si zona përdoruese, ka bërë që jo vetëm në Shqipëri të ndërhyhet fuqimisht siç ndodhi në Lazarat, Shkodër, etj., por në analogji me këtë që po ndodh në Shqipëri, në shumë vende si në Holandë, Danimarkë, Itali etj., po ndodh e kundërta. Po fillojnë të liberalizojnë me idenë që kush do ta përdorë, ajo është në formë duhani edhe do të anashkalohen dhe zhduken problemet me drejtësinë, investimet gjykimet dhe të burgosurit, pasi ne kemi raste në Shqipëri që për dy cigare hashash qytetari është dënuar me gjashtë muaj burgim. Në këtë kuadër, shembulli italian i botuar ditët e fundit në gazetën prestigjioze “Corriere della Sera” tregon që ka ardhur momenti për të liberalizuar përdorimin e hashashit, siç është liberalizuar në disa vende të Amerikës, vendet e lindjes, në Çeki, Holandë, Danimarkë, Itali e shumë e shumë vende të tjera, pra ka ardhur momenti që dhe ne duhet ta liberalizojmë dhe jo të ndëshkojmë me dënime një pjesë të mirë të shqiptarëve siç ndodhi dhe në rastin konkret, gjyqi që po bëhet për kërpin në Shkodër, gjyq i cili vazhdon ende.

 Corriere della Serra

 Në fillim të shkurtit, fabrika ushtarake e kanabisit

 Një herë e përgjithmonë impianti do të përgatisë çdo vit 100 kg lëndë, do të bëhet edhe kërkesa për të vlerësuar efikasitetin që jep kanabis edhe për disa sëmundje. Në të gjithë këtë veprim në fushën e kanabisit, hyn në mënyrë organike dhe fiziologjike në kuadër të aktiviteteve tona për të përmbushur mungesën e barnave në nivel kombëtar. Në zyrat në katin e parë të pallatit të bardhë në rrugën Giuliani, lagjia Rifredi në Firence, fokusimet e mediave të përqendruara tërësisht në polemikat e muajve të shkuar nuk duket sikur e shqetësojnë gjeneralin Giocondo Santoni, drejtor i ushtrisë të stabilizimit kimiko farmaceutik. Brenda në qytezë, jeta rrjedh e qetë edhe për stafin e ushtarëve apo civilëve të të vetmes kompani farmaceutike në shtet. Kush punon në fabrikë, në bazë të marrëveshjes të nënshkruar në 18 shtatorin e shkuar, Ministri i Shëndetit dhe i Mbrojtjes, kanë besuar në uzinë detyrën delikate, të prodhojnë 100 kg kanabis në vit si kërkesa kombëtare e vlerësuar (56 të importuar në 2014). Dhe burrat me yje janë të vetëdijshëm për të jetuar një mundësi unike. Jemi te gjithë profesionistë në fushëveprimin kimiko farmaceutik, por padyshim që qasja apo afrimi jonë nuk është kaq neutral, pohon drejtori. Situata është padyshim stimuluese edhe nga pikëpamja kulturore dhe shkencore. Qëllimi dhe shpresa është të japë një shembull se si administrata publike të funksionojë mirë dhe të mund të shndërrohet pse jo në një model eksporti, konfirmon gjenerali. Ushtria farmaceutike është një përsosmëri e vërtetë italiane dhe unike në fushën europiane, jo vetëm në prodhimin e të ashtuquajturave droga jetime ose të vështirë për tu gjetur, por tani edhe me projektin e kanabisit me përdorim terapeutik. Kur të arrihet në skemë me prodhimin, bashkë me kolonel Antonio Medica, përgjegjës për prodhimin dhe shefi Camillo Borzachiello, kemi hyrë në zemër të uzinës. Të komanduar nga një tastierë me kod, portat rrëshqitëse të hyrjes hapen për tek një korridor i madh me pllaka të kuqe. Në gjysmën e rrugës jemi kthyer në pavijonin e formave të ngurta të lëngëta dhe produkte industriale. Në fund, një derë qelqi shënon kufirin e zonës së re “të rezervuar” për kultivimin  e kërpit. Punët shkojnë mirë dhe brenda fundit të muajit duhet të jetë gati dhe sera pilote. Duhet të nisim me një prodhim eksperimental-shpjegon koloneli Medica. Është hapi i parë për të përfunduar procesin e autorizuar dhe administrativ të përcaktuar. Në qoftë se Ministri i Shëndetësisë dhe agjencia italiane do të japin dritën e gjelbër për këtë grup të parë, brenda verës duhet të hyjë në punë një sere rreth 50 m katror. Për të arritur qëllimin e një ton produkti të përfunduar në vit, do të jetë e nevojshme të ngrihen sera të tjera dhe përgjegjësit e uzinës kanë gati një zonë prej 600m2 në të njëjtin kapanon, ku deri në fundin e viteve 80 prodhohej sapun. Mënyra definitive? Sipas meje-llogarit Santoni- në qoftë se flasim për aftësi të përgjithshme të prodhimit, duhet të presim të paktën fundin e vitit 2016.

 Si prodhohen ilaçet

Zona e re e prodhimit e ka marrë tashmë formën. Një nga format e prodhimit janë laboratorë farmaceutike ku përdoret sistemi i brendshëm dhe nuk lejon ndotjen e mjedisit. P.sh. për prodhimin e aspirinës personeli përdor të gjitha procedurat e nevojshme nga detaji më i vogël, siç janë veshja e çizmeve, maska dhe doreza. Aty ku do të prodhohet produkti do të ketë një sërë rregullash sigurie dhe kontrolli. Edhe gjatë mbrëmjes ambienti do të survejohet dhe monitorohet nga kamerat mbikëqyrëse. Si do të funksionojë procesi? “Zhvillimi Cikli i bimës kanabis sativa zgjat një mesatare prej 90-110 ditë – thotë një mjeke. Fillimisht bëhet prerja dhe kultivimi i saj duke marrë vetëm pjesën që na intereson, pra vetëm lulet femërore të fekonduara. Pastaj vendosen në një impiant specifik me një përmbajtje shumë të ulët të lagështisë. Pastaj kalohet në fazën e përpunimit të bimës, ku ambienti duhet të jetë steril, ku ajri duhet të ketë trysninë dhe dendësinë e duhur. Më pas, lulet e pjalmuar e të fekonduara paketohen në një kuti e cila paketohet në fabrikë. Kështu prodhuesit kanë arritur ose pretendojnë se kanë arritur qëllimin e kërkuar. Ata peshojnë dhe fabrikojnë  produktin në një kontenier që mban 5 gram. Pjesëzat e bimës etiketohen dhe konservohen në një hapësirë të blinduar sigurie para se të shpërndahen.

Farmacisti duhet të përgatisë dozat

Prodhuesit e bimëve marrin urdhra nga farmacistë të cilat marrin në dorëzim produktin, jo vetëm nga prodhues dhe furnizues të brendshëm por dhe të jashtëm. Ja përse nuk mund të shitet apo të jepet një produkt i njëjtë për të gjithë pacientët, jo pak herë ka ndodhur që doza dhe sasia e përdorur varion nga 20 në 100 miligram në ditë për pacient, që arrijnë në 30-35 gram për pacient në vit. Sipas llojit të patologjisë janë të pajisur me doza të ndryshme. Pra 100 bimë të përdorura dhe parashikuara nga Ministria e Shëndetësisë duhet të jenë mëse të mjaftueshme për të mbuluar nevojat primare.

Sa kushton i tërë projekti? Agjencia e Industrive të Mbrojtjes preferon të mos përgjigjet. “Falë shitjes së produktit, – thotë Santoni – investimi do të amortizohet brenda pak vitesh dhe mund të riinvestohet për zhvillimet e ardhshme