Nishani: Urime ekipit kombëtar, përpara

476
Kreu i shtetit Bujar Nishani ka uruar ekipin kombëtar për fitoren në tavolinë të ndeshjes me Serbinë. Me një foto mes futbollistëve të kombëtares kuqezi, presidenti i shtetit shqiptar Bujar Nishani shkruan: “Urime ekipit kombëtar. Përpara!”. Vendimin e dhënë dje nga KAS ku Shqipëria morri tre pikë, kryeparlamentari Ilir Meta ka cilësuar lehtësim të dhimbjes dhe padrejtësisë. Në daljen e tij për mediat uroi kombëtaren, lojtarët dhe trajnerin De Biazi për fitoren ndaj Serbisë. “Padyshim që ky vendim na jep një gëzim të jashtëzakonshme. Na lehtëson nga dhimbja që shkakton padrejtësia politika dhe urrejtja kur ndërhyjnë në fushën e lojës ashtu siç ndodhi në Beograd. Me shumë qetësi, shumë këmbëngulje, mos e humbni asnjëherë besimin tek drejtësia”, tha Meta.
Sigal