Tafil Kola:Saranda me një performancë të re turistike

811
Sigal

Flet drejtori i Portit Detar të Sarandës, z. Tafil Kola

Në qoftë se do flasim për një bashkëjetesë midis demokratëve dhe socialistëve, këtë e jep më së miri Saranda, qyteti i shëmbëlltyrës së bashkëjetesës dhe mos kontestimit të vendimeve në favor të zhvillimit të qytetit. Qytet, ku bashkëjetojnë komunitet, nacionalizmat, racat, e bashkë me to kulturat që bartin dhe mentalitetet e këtyre komuniteteve. E natyrshëm vijmë tek Thembra e Akilit për KOHËN që Saranda përgatitet: Turizmi! Metropoli shqiptar për turizmin, Saranda, është gati për përballimin e kësaj situate, që parashikon fluks në 20% mbi vitin e kaluar. E veçanta është se ndërtimi i portit të ri për ankorimin e kroçerave përfundon në fillim të muajit maj. Lidhur me këtë gazeta “Telegraf”, kontaktoi me Drejtorin e Portit të Sarandës, z.Tafil Kola, i cili u shpreh se: “…Që nga 14 marsi fluksi turistik vjen dhe shtohet, se i tillë është interesi i favorizuar nga stina dhe pozicioni gjeografik dhe klimaterik që Saranda ka. E veçanta e këtij viti është se në terminalin tradicional të përpunimit të mallrave dhe personave hyrës e dalës, tanimë nuk ka shërbim dy dimensional, por vetëm përpunim të qytetarëve që hyjnë dhe dalin nga pika e kalimit kufitar të portit detar të Sarandës. Kjo falë një investimi prej 2.8 miliardë lekë në portin e ri në Limion për shkarkimin-ngarkimin e mallrave me kalata 75 metra linear dhe investime në infrastrukturën e kërkuar, me një kapacitet shkarkues mallrash prej 5000 ton. Shkëputja e veprimtarisë nga terminali i portit tradicional i ankorimit të mjeteve lundruese me destinacion transportin e mallrave, jep avancën se turizmi do ketë një rritje të ardhjes dhe pritshmëritë do jenë më të kënaqshme nga viti i kaluar dhe kjo nga përfundimi i punimeve të projektit të Bankës Botërore në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, me një fond 410 milionë lekë për ndërtimin e kalatave të ankorimit të KROÇERVE, kalata me një thellësi 9 m dhe gjatësi 180 m. Sipas drejtorit Kola, parashikohet që të përfundojë brenda muajit maj. Kjo do ndikojë në rritjen e numrit të ardhjes së turistëve, pasi gjendja e deritanishme nuk mundësonte pritshmëritë për arsye se përpunimi i ardhësve bëhej në hapësirat ujore të gjirit të Sarandës.