Intervistë për “Telegraf”, rekordmeni i notit Franci Aleksi: Objektivi im madhor është pjesëmarrja në Olimpiadën e Tokyo, 2020

1228
Sigal

Flet rekordmeni i notit Franci Aleksi: Kam 4 rekorde për pishina në 50 m dhe 4 rekorde për pishina 25 m

Nga  Albert Z. ZHOLI

Një i ri që ka të ardhme në sportin e bukur por të vështirë të notit. Vizioni dhe ëndrra e tij mbeten rekordet e reja ndërkombëtare. Ka qen krejt rastësisht dhe spontanisht rrugëtimi i tij në not, pasi u regjistrua ne pishinë noti vetëm e vetëm që të mësonte për të notuar, që te mos rrezikonte për tu mbytur, vetëm kaq. Por rastësia mbreti botës, pasi aty u njoh me Prof. Agron Cuka, i cili ka qenë i pari që e mësoi se si merret dhe nxirret fryma në ujë, e mësoi se si të notonte vetë, pa ndihmën e akujt. Dhe sot ai është një rekordmen në shumë disiplina brenda dhe jashtë Shqipërisë…Dhe ëndrra vazhdon…

-Si lindi dëshira për të hyrë në sportin e bukur dhe misterioz të notit? Kush ishte shtysa apo personi që ju këshilloi për këtë rrugë?

-Me thënë të drejtën nuk është se më ka lindur ndonjëherë dëshira për tu marrë me not. Ka qenë krejt rastësisht dhe spontanisht. Babai im me ka regjistruar ne pishinw noti vetëm e vetëm që unë të mësoja për të notuar, si i thonë një llafi që te mos rrezikoja për tu mbytur,vetëm kaq, nuk ka pasur asnjë arsye tjetër. Por im atë, në atë periudhë, ka dashur që unë ta mësoja notin me trajner. Babai im,që siç e thashë edhe më lart, kishte vetëm një synim,që unë të mësoja vetëm të notoja dhe jo për të garuar. Mua notin ma ka mësuar Prof. Agron Cuka, ai ka qenë i pari që më mësoi se si merret dhe nxirret fryma në ujë, më mësoi se si të notoja vetë, pa ndihmën e akujt. Pra hapat e para në not i kam bërë me Prof. Agronin dhe gjej rastin këtu që ta falënderoj shumë për durimin dhe qetësinë që kishte ky trajner kur punonte me fëmijët e vegjël.

-Ku e ushtronit këtë  sport në vitet e fëminisë?  Në cilin ekip u afruat për herë të parë dhe kush ishte trajneri?

Për herë të parë jam regjistruar në Pishinën 25 m, të mbyllur,të shkollës jo publike “Nobel”,në Dt.13.11. 2006, kur unë kam qenë në moshën 8 vjeçare. dhe mësuesi im i parë i notit ka qenë Agron Cuka, me të cilin kam punuar rreth 2-3 muaj. Më pas kam kaluar menjëherë me ekipin e notit Tirana me Trajner Arjan Fetishaj.

– Cila ishte gara e parë zyrtare dhe në cilën distancë dhe  stil konkurruat? Çfarë vendi zutë?

Nga dhjetori i vitit 2006 dhe deri ne qershor 2007 unë jam stërvitur 3 herë nw javë në përbërje të ekipit Tirana, me Trajner Arjan Fetishaj. Ne qershor 2007,në kampionatin kombëtar të notit për fëmijë ( mosha deri 14 vjeç ),në pishinën 50 m,te Aquadromi ( Liqeni Tiranes )kam marrë pjesë për herë të parë në 5 gara: 50m Free, 100m Free,50m Fly,100m Fly si dhe 50m Back ku jam vlerësuar me 5 çmime të dyta.

– Kë kishit si model në Shqipëri  nga notarët? Po në botë?

Në Shqipëri kam pasur si model për të ndjekur, notarin Sidni Hoxha,ndërsa modeli im në botë ka qenë notari amerikan Michael Phelps.

-Cilat janë ekipet me të cilat ke debutuar deri tani dhe ne kë ekip keni arritur rezultatet më të larta?

-Në Shqipëri kam garuar per 2 ekipe,me Tiranën me Trajner Arjan Fetishaj dhe me Eagle me Trajner Eduart Cane dhe Andi Mara. Ndërsa jashtë Shqipërisë kam garuar gjithashtu po me 2 ekipe amerikane. Me ekipin e La Mirada Armada-Los Angelos,California,me trajner Richard Shipherd dhe me ekipin aktual Eagles të Ashland University-Ohio,Cleveland. Rezultatin më të lartë e kam arritur me dt.22.02.2020, në kompeticionin Gliac Swimming Championsship,në pishinë 25 yrd. në garën e 1650 yrd. me kohën 15 min. 34 sec. 75 qind. që njëkohësisht është edhe rekordi i ri i Universitetit ku unë studioj, Ashland University Eagles. Rekordi i mëparshëm i shkollës ka qenë 15 min. 45 sec. 34 qind. dhe ka qenë vendosur 24 vjet më parë,pra në vitin 1996 nga George Damianidis. Me kohen e arritur në këtë garë,unë jam kualifikuar për herë të parë në kompeticionin shumë dinjitoz të NCAA DIVISION 2 CHAMPIONSSHIP, që do të zhvillohet në mars,11-14,2020 në Ohio-Cleveland. Në këtë kompeticion shkojnë 20 kohët më të mira të kualifikuara në Gliac,ku unë jam renditur koha e 14 më e mirë.

–  Në sa gara sportive keni marrë pjesë deri tani dhe  a keni thyer ndonjë rekord?

-Që nga mosha 9 vjeçare dhe deri tani, unë kam marrë pjesë në të gjitha kampionatet e moshave në Shqipëri dhe në shume aktivitete ndërkombëtare, si kampionate botërore,Kampionate europiane dhe evente të tjera rajonale, ku jamë shpërblyer me diploma dhe medalje të shumta. Në Shqipëri jam mbajtës i shumë rekordeve Kombëtare për të rinj dhe të rritur,si në pishina 50m ashtu edhe në pishina 25m. Në pishina 50m per të rritur, jam mbajtës i këtyre rekordeve:: Pishina 50m :  Per të Rritur….800 m Free-Koha 08:31.01………..1500 m Free-Koha 16:13,91. Pishina 50 m : Per të Rinj……..800 m Free-Koha 08:35,94…1500 m Free-Koha 16:25,04.  Pishina 25 m : Per të Rritur…. 200 m Free – Koha 1:56,28,   400 m Free-Koha -04:01,44,   800 m Free – Koha 08:22.87,   1500 m Free  – Koha 15:49,53. Pra,këto janë rekorde ende të pa thyera deri më sot

-Kush ka qenë dita më e bukur juaj në sportin e notit?

– Ditët më të bukura për mua kanë qenë kur kam realizuar kohën e 16 min.13 sec. 91 qind. në garën e 1500 m Free, që është edhe koha Rekord Kombëtar, kohë e realizuar në Selanik-Greqi,me dt.26 mars 2018. Si dhe dt.22.02.2020, në Michigan,në aktivitetin Gliac Swimmers Championsship, në garën e 1650 yrd Free, me kohen 15 min. 34 sec.75 qind,që është edhe rekordi i ri i shkollës ku unë studioj si student i vitit të dytë në administrim biznes.

-Po dita më e vështirë?

Dita më e vështirë, ka qenë kur unë,mbas 8 vitesh stërvitje me ekipin e Tiranës kam kaluar me ekipin e Eagle. Ku ka qenë e vështirë për tu ndarë me skuadrën e Tiranës,ku nën stërvitjen e Trajnerit  Arjan Fetishaj kam fituar shumë tituj kampionë moshash, për të rinj, rritur etj.

-Kush ka qenë mbështetësi juaj kryesor bë gjithë veprimtarinë?

-Mbështetësi im kryesor në të gjithë veprimtarinë ka qenë Familja ime e mrekullueshme, e cila më ka qëndruar pranë në çdo moment, që nga mosha 8 vjeç, kur unë u regjistrova për herë të parë ne not dhe deri tani.

-Aktualisht me kë ekip jeni dhe cilat janë arritjet tuaja?

-Aktualisht jam pjesë e ekipit Eagles të Ashland University-Ohio,Cleveland-USA, dhe arritja më e madhe momentalisht është thyerja e rekordit 24 vjeçar të Universitetit në 1650 yrd.Free, me – 15 min.34 sec 75 qind.

-Sa orë stërviteni në ditë dhe cilat janë objektivat tuaja?

-Unë stërvitem çdo ditë me 4 orë dhe objektivi im madhor është pjesëmarrja në Olimpiadën e Tokyo 2020, si pjesë e ekipit kombëtar shqiptar të notit.