Riatdhesohen 51 shtetas shqiptarë nga vendet e BE-së

49
Janë riatdhesuar sot në Rinas 51 shtetas shqiptarë nga vendet e BE-së. Ata kanë mbërritur rreth orës 17:30 nëpërmjet një fluturimi Charter Frontex nga Franca. Konkretisht nga Franca janë riatdhesuar 25 shtetas, nga Gjermania 18 shtetas dhe nga Belgjika 8 shtetas. Eskorta e sigurisë ishte e përbërë tërësisht nga Delta Force Vlorë. Këta shtetas janë penalizuar për 3 deri ne 5 vjet të mos qarkullojnë në hapësirën Shengen.