Pacientja dhunon mjeken në QSUT, MSH thirrje organeve kompetente: Vendosni drejtësi

442
Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë (QSUT) i bashkohen njëzëri shqetësimit të personelit shëndetësor të shërbimit të Onkologjisë së këtij institucioni, pasi u njohën me rastin e raportuar të dhunës së pajustifikuar të ushtruar dje (21/09/2015) në mjediset e punktit gjinekologjik të këtij shërbimi gjatë ushtrimit të detyrës ndaj mjekes S. Ç., dhe infermieres S. K., nga pacientja M. B., e cila mjekohet e kurohet në këtë shërbim prej një viti. Dhuna e ushtruar ndaj bluzave të bardha në krye të detyrës është dhe mbetet një akt i shëmtuar, prandaj Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e QSUT është e vendosur të inkurajojë organet kompetente që të vendosin drejtësi, si dhe u bën thirrje qytetarëve të respektojnë figurën e personelit shëndetësor në detyrë dhe të denoncojnë çdo rast abuziv. 

 Sfida jonë është që t’u rikthejmë qytetarëve besimin e humbur tek shërbimi shëndetësor, t’u japim atyre mbrojtjen e merituar përmes një sistemi cilësor shëndetësor dhe t’u krijojmë profesionistëve kushtet e nevojshme për të shërbyer me cilësi, prandaj Ministria e Shëndetësisë gjen rastin për të përsëritur thirrjen e saj drejtuar të gjithë qytetarëve që hasin vështirësi në marrjen e shërbimit të kujdesit shëndetësor, apo përballen me kërkesa për pagesa nën dorë, të denoncojnë menjëherë rastin pranë Ministrisë së Shëndetësisë – 
Sigal