Ekstradohen drejt Italisë dy shqiptarë, të akuzuar për veprimtari terroriste

476
Është kryer sot nga Zyra Qendrore Interpol Tirana ekstradimi nga Shqipëria drejt Italisë i dy shtetasve shqiptarë të akuzuar nga drejtësia italiane për veprimtari terroriste dhe për trafik droge. Konkretisht është bërë ekstradimit i 40-vjeçarit Baki Çoku, 40 vjeç, lindur në Lushnjë.
Gjykata e Milanos me Vendimin nr NO.12285/1, date 29.06.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprimtari kriminale me qëllime terroriste”. Në kuadër të një hetimi të gjerë të kryer nga autoritetet italiane, ka rezultuar se me datë 17.09.2014, shtetasi Baki Çoku, ka organizuar martesën e një shtetase italiane me një shtetas shqiptar me qëllim vajtjen ne Siri dhe pjesëmarrjen në konfliktin e armatosur.

Gjithashtu po sot nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Shqipëria drejt vendit Italisë, i shtetasit shqiptar, Erdiol Çelaj, 27 vjeç, lindur në Elbasan.
Gjykata e Genovas me Vendimin nr 12181/09 r, date 09.05.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Trafikim i lëndëve narkotike”.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romë, Itali, u bë i mundur arrestimi i tyre në Elbasan, dhe në Lushnjë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Sigal