Rebelohen kuksianët, protestë te Tuneli i Kalimashit për taksat e Ramës

305
Reagime të forta, jo vetëm nga politika, por edhe qytetarët pas vendosjes së taksave për kalimin në “Rrrugën e Kombit”.
Këtë të shtunë kuksianët do të protestojnë te tuneli i Kalimashit kundër taksës së Rrugës së Kombit.
“Të shtunën me datë 31.03.2018, ora 11:30 te tuneli i Kalimashit do të organizohet një protestë qytetare pa ndikime partiake, për t’i thënë ndal taksimit të padrejtë të Rrugës së Kombit. Kjo taksë dëmton të gjithë shqiptarët kuksianë dhe të Dardanisë”, shkruajnë organizatorët në njoftim.
Mesditën e së dielës nisi testimi i taksimit për të gjitha automjetet që kalojnë në Rrugën e Kombit. Specialistët e firmës koncesionare janë parë duke testuar aparaturat e TOLL-it, por drejtuesve të automjeteve u është dhënë një faturë me 0 lekë, por kjo nuk do të zgjasë gjatë. Maksimumi deri javën e ardhshme sepse më pas vendoset se kur do të aplikohen tarifat të cilat janë jo pak të kripura për shqiptarët.
TAKSA E “RRUGËS SË KOMBIT”
Klasa 1/ Motorët – 2.5 Euro
Klasa 2/ Veturat – 5 Euro
Klasa 3/ Autobus & kamionçina – 11.2 Euro
Klasa 4/ Kamion i mesëm – 16.2 Euro
Klasa 5/ Kamion i rëndë – 22.5 Euro
Ministria e Infrastrukturës dhe Transporteve thotë se të ardhurat do të shërbejnë për mirëmbajtjen e këtij aksi.