Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta trajneri i njohur

550
Trajneri i njohur italian, Emiliano Mondoniko, i cili ka bërë histori me Torinon dhe Atalantën, është ndarë nga jeta.
71-vjecari humbi betejën me një sëmundje të rëndë, të cilën ai po e luftonte prej kohësh.
Trajneri mbahet mend në Itali si një person shumë energjik, i cili protestonte ashpër ndaj padrejtësive.

Ja disa nga arritjet e Mondanikos si trajner:
– Ai ngjiti Kremonesen në Serinë A, për herë të parë pas 54 vitesh në sezonin 1983-1984,
– Mondaniko udhëhoqi Torinon drejt finales së kupës UEFA në vitin 1991-1992.
– Me Atalantën arriti deri në finale të Kupës së Kupave në sezonin 1987-1988. /PanoramaSport – http://www.panorama.com.al/sport/futbolli-italian-ne-zi-ndahet-nga-jeta-trajneri-i-njohur/
Sigal