PROFIL/ Pas përvojave në Greqi, Amerikë, Angli dhe Uells, 24 vjeçari shqiptar vjen me pretendime në Tiranë

146

Specialistët me syrin e “gjahtarit”

Sigal

Në stërvitjen e kësaj mesjave të portierit Elgi Fajzo, në këndin e fushës u shfaqën për gati një orë dy menaxherë shqiptarë dhe një specialist futbolli. Duke ja u “vjedhur” nga larg mendimin, specialist i futbollit e quajti një talent, që i duhet Superiores shqiptare. Pa u njohur me të, por si një shikues i thjeshtë, ai pohoi se me parametrat e formën që tregon gjatë kësaj seance stërvitore “… Pa frikë, unë do ta futja titullar në portë me çdo skuadër në Abissnet Superiore…”. Me këto konsiderata teknike e profesionale, syri i “gjahtarit” ndoshta e ka piketuar skuadrën se ku do të përfshihet ky talent i portës së futbollit.

 

Trajneri optimist për formën

Emanuel Egbo është një nga portierët më të njohur në futbollin shqiptar të dy dekadave të fundit. Madje, pas largimit nga fusha si lojtar, ai ka qenë edhe trajner i skuadrës së Tiranës, me të cilën luajti disa vite dhe fitoi disa trofe. Tashmë në rolin e një përgatitësi të portierëve, Egbo e quan Elgi Fejzon si një nga talentet e portës, që nuk duhet t’i mungojë futbollit shqiptar. Fjalëpak e punëshumë, tekniku gjatë seancës stërvitore komunikon me portierin jo gjithmonë i “kënaqur”, sepse e shikon që forma e mirë nuk duhet që ta dobësojë psikologjikisht. Në dy orë përgatitje, tekniku nigerian nxorri në pah vlerat e talentit të Elgi Fejzo.