SUPERIORE/ Ish-sulmuesi bardheblu, Mahir Halili, tregon për “Telegraf” dritëhijet e 540 minutave të luajtura
Agron KAJA
U mbyll një javë e gjashtë me ndeshje e rezultate edhe jashtë pritshmërive, ju keni këtë mendim personal?
Në përgjithësi, do të thoja se rezultatet nuk janë të papritura në të gjitha ndeshjet e kësaj jave të gjashtë. Sepse “Derbi” gjithmonë është i paparashikueshëm dhe orientohet drejt barazimit. Por, po nuk rrezikove nuk fiton.
Cilën nga këto ndeshje e veçoni në këtë javë, apo mbetemi tek “derbi” Partizani-Tirana?
Patjetër që “Derbi” ishte kryefjala e javës së 6-të. Por edhe Dinamo, me ardhjen e Ilir Dajës në bankinë e ka ndryshuar fizionominë e lojës dhe besoj se në vazhdimësi do jetë një nga pretendentet e kampionatit. Kryesisht këto veçohen.
Ju në karrierën tuaj, kur jeni ndeshur në “derbi” me Partizanin, si e kujtoni?
Unë kam luajtur në katër sezone me Tiranën dhe ndeshjet “Derbi” me Partizanin i kemi fituar në 90% të tyre. Kemi humbur vetëm një herë 1-4, dhe në atë ndeshje unë kam shënuar gol të shpejtë, në sekondën e 19-të të fillimit të lojës.
Në këtë javë u shënuan 7 gola, e humbasin bukurinë e ndeshjeve golat e pakët?
Patjetër që po, sepse goleadorët janë bërë me pikatore dhe në këto javë duket se Ekipet kanë nevojë për lojtarë që shënojnë në mënyrë të vazhdueshme. Por edhe mbrojtjet janë bërë më të forta në lojën e tyre, ndaj kemi pak gola.
Në javën e 6-të Armando Cungu i Laçit dha dorëheqjen, ishte e paralajmëruar, apo për situatën në fundin e tabelës?
Më vjen keq se Armando Cungu i ka treguar vlerat, ai është një trajner i mirë në futbollin shqiptar. Dorëheqja e tij varet nga rrethanat, por edhe fati vendos shumë në të tilla situata. Gjithsesi, janë të pritshme këto dorëheqje ku rezultatet nuk janë të mira.
Java e 7-të ka në kalendar të tjera sfida dhe nis të premten me Egnatia-Partizani, mbetet kjo kryendeshja e kësaj jave?
Një “Derbi” i kryeqytetit e merr gjithmonë statusin e ndeshjes kryesore të javës. Së bashku me Partizani-Egnatia, mendoj se edhe Dinamo-Teuta ishte ndeshje e mirë e javës. Mendoj se ende nuk mund të themi se cilët do jenë favorite në këtë fillim.
Jemi drejt mbylljes së fazës së parë të Superiores, si e përshkruani rrugëtimin e të gjitha skuadrave?
Unë them se Vllaznia ka treguar më shumë vlera në këto javë, aty edhe Egnatia që po vazhdon si sezonin e kaluar. Partizani e nisi me luhatje, por mbetet ekip pretendent. Dinamo ka nisur të ngrihet dhe Tirana në këtë rrugë duhet të shkojë.
Në këtë përshkrim, mendimi juaj për skuadrat që mund të jenë në “Final 4” dhe ato për mbijetesë, cili do ishte?
Është ende shpejt për këto parashikime, por mendoj që Vllaznia, Egnatia, Partizani e Dinamo do jenë për “Final 4”. Ndërkohë që për zbritje mendoj se aty do jenë Laçi, Teuta, Bylis e ndonjë tjetër. Por ky kampionat duket si i “pa besueshëm”, sepse ndryshon javë pas jave situata në renditje.
Balaj 100 ndeshje kuqeblu: Do shkoj edhe 200
Në ndeshjen me Bylisin që u luajt në “Loro Boriçi”, sulmuesi i Vllaznisë Bekim Balaj festoi ndeshjen numër 100 me fanelën e Vllaznisë. Në shenjë respekti atij ju dhurua një fanelë ku ishte shënuar numri 100, e dhënë kjo nga një Ikonë e futbollit shkodran, Vioresin Sinani. Pas emocionit, Balaj është shprehur: “Do shkoj te 200 ndeshje kuqeblu”.

TRAJNERË TË LARGUAR
- Mehmeti / Dinamo C
- Abilaliaj / Partizani
- Cungu / Laçi
ABISSNET SUPERIORE
Ndeshjet-Java 7
Datë 27 shtator 2024
Egnatia-Partizani 16:00
Datë 28 shtator 2024
Laçi-Teuta 16:00
DinamoC-Vllaznia 19:00
Datë 29 shtator 2024
Bylis-AF Elbasani 16:00
Tirana-Skënderbeu 19:00
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Egnatia 6 10
2.Vllaznia 6 13
3.AF Elbasa 6 8
4.Partizani 6 9
5.Dinamo C 6 7
9.Skënderbe 6 7
6.Teuta 6 6
7.Tirana 6 5
8.Bylis 6 5
10.Laçi 6 3
UEFA mbledhje në Tiranë më 8 shtator 2025
Ekzekutiv i UEFA-s vendosi në mbledhjen e djeshme në Pragë, më 8 shtator 2025 do ta zhvillojë mbledhjen e saj në Tiranë. Një organizim i tillë nuk ka ndodhur më parë, teksa do të jetë FSHF-ja që do të kujdeset. Mbledhja e nivelit më të lartë të organit drejtues të UEFA-s në Tiranë do ta vendosë Shqipërinë në qendër të Europës. Ky zhvillim historik është një dëshmi e rritjes së ndikimit të Shqipërisë në futbollin europian.
Tirana nxjerr në shitje biletat, thirrje tifozerisë

Edhe pse sfida e javës së 7-të, Tirana-Skënderbeu, do të luhet ditën e dielë 29 shtator ora 19:00, klubi bardheblu nuk ka vonuar dhe ka nxjerrë në shitje biletat. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Air Albania” dhe çmimet e biletave variojnë nga 400 lekë-në 3000 lekë të reja. Me këto çmime, duket se Tirana nuk ka ndryshuar asgjë, që nga ndeshja me Elbasanin, ndërkohë që dje shitja e tyre ka nisur të bëhet online, si dhe në vazhdim te stadiumi “Selman Stërmasi”. Ndërsa te stadiumi “Air Albania”, shitja e biletave do të fillojë me njoftim të dytë, por vlen të theksohet se gjatë kësaj kohe po bëhet thirrje nga tifozët e Tiranës për masivitet në stadium. Bardheblutë kërkojnë me ngulm fitoren e parë në këtë kampionat pas 6 barazimeve, pikërsisht me ekipin e origjinës të trajnerit Bledi Shkëmbi.






















