Plagosja e dyfishtë në Ballsh, flet daja i ish-nuses së autorit: Hyri me maskë dhe pistoletë…

661
Zbardhen detajet nga plagosja e dyfishtë dje në Ballsh, ku një 35-vjeçar shkoi deri në marrëzi sa plagosi me armë zjarri ish-vjehrrin dhe gruan e këtij të fundit. Daja i ish-bashkëshortes së Lulëzim Sinës, Filip Kosto rrëfen i tronditur ngjarjen, ndërsa pohon se ish-dhëndri i tyre hyri i maskuar në banesën çiftit Edmond dhe Ludmilla Xhaferaj dhe më pas tentoi t’i vriste me pistoletë. Ai shton më tej se arma, e cila sipas tij ishte me silenciator u bllokua si fillim, ndërsa pasi Sina e kishte rregulluar, kishte hapur zjarr.

“Autori ishte me maskë, me pistoletë me silenciator. sapo hyri në banesë tentoi të qëllonte por iu bllokua arma. Hoqi maskën tentoi të qëllojë sa iu zhbllokua arma. U përlesh me ish-vjehrrin dhe e qëlloi me armë”, tha Filip Kosta.

“Rreth orës 20:40, në lagjen ‘5 Shkurti’ Ballsh, brenda në banesë janë plagosur me armë zjarri bashkëshortët E.Xh., 53 vjeç, dhe L.Xh., 52 vjeçe, të cilët ndodhen në sallën e kirurgjisë së spitalit Fier. Nga hetimet e policisë rezulton se autor i dyshuar i ngjarjes është ish-dhëndri, shtetasi L.S., 35 vjeç, banues në Dukas, Patos. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, gjithashtu është organizuar puna për kapjen e autorit”, bëri të ditur mbrëmë Policia e Fierit.
Sigal