Moti i keq, Ministria e Transportit: Ja akset rrugore në vend me vështirësi në qarkullim

527
Sigal

Ministria
e Transportit dhe Infrastrukturës (MTI) dhe strukturat në varësi të saj, janë
duke ndjekur me kujdes të veçantë situatën e akseve rrugore, në kushtet kur vendi
është përfshirë nga reshje me intensitet të lartë shiu, gjatë ditëve të fundit.
Përmes një njoftimi për shtyp, MTI bëri të ditur se, “në disa segmente rrugore
për arsye të kushteve të motit të keq këtë fundjavë, rekomandohet kujdes në
qarkullim”.

MTI
kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat
e qarkullimit, ndërsa njoftojnë për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë
e mjeteve në to.
Sipas informacionit nga MTI, në segmentin rrugor Tiranë – Durres, në rrugën që
shkon për tek nënkalimi i City Park, rruga është e bllokuar pasi ka një cedim (
ulje te madhe). Janë marrë masat me plotësim sinjalistike. Po punohet nga firma
kontraktore për normalizimin e situatës.

Superstrada
Tirane – Durres nuk ka patur probleme per qarkullimin.

Ne
segmentin rrugor Lanabregas – Uzina Traktori, ka prani te ujit në rrugë. Firma
po punon për zhbllokimin e rrugës.Nuk ka problem për qarkullimin në këtë
segment.


zonën e Shkëmbit te Kavajes, ka prani të ujit në rruge. Kontraktori po punon me
mjete dhe forca për largimin e ujit me anë të pompave.

Nuk
raportohen probleme në të gjitha akset e këtij qarku.


aksin Elbasan – Qafe Thane, nuk ka probleme për qarkullimin.


aksin Qafa e Dushkut – Kuç, është dëmtuar Ura që lidh Lepenicen me Brataj, nga
prurjet e lumit. Kalimi është devijuar deri në ndërtimin e një ure të re.


aksin Kukes – Qafe Shllak, ku ka patur nje shëmbje të rruges, kalimi kryhet
vetem për mjetet e vogla dhe furgonat. Firma kontraktore po punon per mbajtjen
nen kontroll te situates.

Ne
aksin Krume – Qafe Prush, në Vlane, ka një shembje në gjatësi rreth 50 ml,
rruga është një kalimshme. Pjesa tjetër e aksit nuk ka probleme për
qarkullimin.

Ne
aksin Shkodër – Qafë Qele, ku ka shembje të trupit te rruges ka probleme me
qarkullimin.

Te
Harku i Berdicës, situata është normalizuar, qarkullimi kryhet normalisht.


aksin Qafe Mali – Fierzë, ka patur rënie guresh e dherash, të cilat po
pastrohen nga kontraktori.


aksin B. Curri – Valbone, prurjet e shumta kanë gërryer nje pjesë te rrugës. Në
vend ka prani te mjeteve dhe fuqi punetore të shtuar të cilët bëjnë pastrimin e
aksit nga renia e herë pas hershme e gurëve dhe dherave./BW/