Kapen 480 kg marijuanë në Itali, arrestohet kamionisti shqiptar

580
Sigal

Policia financiare e qytetit të Brindizit
ka arrestuar shtetasin shqiptar Vezdhan Brahimaj 48 vjec me origjinë nga Vlora
e shtetasin italian Luka Sabetti, me akuzën e trafikut të drogës së tipit
marijuanë.

Në zotërim të tyre janë gjetur
rreth 400 kg marijuanë. Një pjesë e saj e fshehur në banesën e italianit dhe
pjesa tjetër në një automjet të tip kamion në përdorim të shqiptarit.

Arrestimi i tyre u krye në
komunën San Pietro Vernotico të provincës së Brindizit.

Kamioni i shqiptarit ishte
modifikuar me një fund të dyfishtë për të fshehur lëndën narkotike, ku gjetën
rreth 248 kg marijuanë.

Pjesa e tjetër e drogës u gjet në
banesën e italianit.

Po në provincën e Brindizit
fshehur në një depozitë bujqësore e pa pronar Financa italiane ka sekuestruar
rreh 1 178 kg marijuanë e konfeksionnuar dhe e izoluar me thasë plastik.

Agjensitë italiane të
informacionit informojnë se policia financiare po heton pistën e mbërritjes së
kësaj ngarkese droge nga Shqipëria përmes kanalit të Otrantos si dhe në
zbardhjen e destinacionit final të drogës në territorin italian