Moti i keq i para dy ditëve la pasoja në disa qytete te vendit.
Disa fshatra në bashkinë e Memaliajt si: Krahës, Kalivaç, Toç, Anvjos, Qesarat, Sinanaj, Iliras, Matohasanj, Koshtan, Kamcisht kanë mbetur pa enrgji elektrike si pasojë e stuhive të forta.
Bizneset janë ata që penalizohen më shumë, por gjithashtu edhe familjet pasi iu prishen produktet e bulmetit.
Vlen të theksohet fakti se këto fshatra prej vitesh vuajnë nga mungesa e energjisë për shkak të rrjetit të amortizuar. Edhe pse shpeshherë këtë problem banorët e kanë trajtuar edhe në media, nuk është marrë asnjë masë.