Korrupsion në radhët e drejtësisë, ndalohet avokati nga Shkodra

617
Një avokat pranë Dhomës së Avokatisë në Shkodër është ndaluar nga policia pasi akuzohet për korrupsion aktiv.

Bëhet fjalë për avokat Gjon Lepurin, për të cilin u bë “ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me nr 161, datë 08.04.2017, e cila ka caktuar si masë Sigurimi personal “Arrestin në shtëpi” si i dyshuar për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”

Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në kuadër të proçedimit penal me nr 273, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” e parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal.
Sigal