Belëshi, natyra, liqenet, peshkimi, vlera të çmuara shqiptare

3551
Pergatiti ARTUR AJAZI

Banorët “Jemi me fat që jetojmë në perlën e Shqipërisë”

Ku ndodhet Belëshi 
Belëshi, (Dumreja) është krahina më e njohur jo vetëm në rrethin e Elbasanit por në krejt Shqipërinë, dhe kjo jo vetëm për historikun e saj mijëravjeçar, por edhe liqenet e rrallë natyralë. Pllajat e Belëshit, shtrihen mes Elbasanit, Fierit dhe Peqinit, dhe administrativisht përfshin qytetin me të njëjtin emër, dhe mbi 40 fshatra të tjera. Gjeografikisht është zona kodrinore që shtrihet përpara fushës së Myseqesë, në jug të Elbasanit, dhe ka formën e një pllaje karstike. Përgjate gjithë shtrirjes territoriale, lartësia nuk ndryshon më shumë se 50 metra differencë, edhe duke parë lartësin e përgjithhme të ulët me nivelin e detit përcaktoht si zonë kodrinore. Dumreja përfshin territorin e katër komunave dhe të një minibashkie, të gjitha pjesë të rrethit Elbasan, dhe që janë, Belsh, Shalës, Grekan, Kajan,Rrasë e Fierzë. Zona e Dumresë, e cila shtrihet në një sipërfaqe prej 215 km² kufizon në jug me rrethin e Kuçovës, ne lindje me fushën e Elbasanit, në veri me rrethin e Peqinit dhe në perëndim me rrethin e Lushnjës. Shumë e njohur për bukurinë e veçantë të peisazhit, bëhet përgjatë shekullit të XX, kur kryeqëndra e saj Belshi, përshkruhet si “kryeqytet i Shqipërisë” nga një ndër personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes së Shqipërisë Sami Frashëri. Pjesa më e madhe e zonës ka një lartësi pre 150 deri ne 200 metra mbi nivelin e detit, ndersa pjesa fushore mbi 80 metra. Presenca e madhe e liqeneve vjen si rezultat i përbërjes së veçantë gjeologjike të territorit, ku mbizotëron elementi karstik. Krijimi i liqeneve ndër shekuj ka ardhur si rezultat i formimit të gropave nga lëvizjet arkitetonike ose vullkanike të tokës. Në mënyre kronologjike gropa e fundit e krijuar ndodhi në vitin 2009, në fshatin Shalës, me një diametëe fillimisht prej 30 metrash dhe me një thellësi prej 100 metrash. Tre gropa te tjera që janë krijuar vitet e fundit kanë ndodhur në vitin 1982, në vitin 1998 dhe në vitin 1999, kjo e fundit ështe krijuar në fshatin Fierzë. Nga pikpamja gjeografike, relievi është përgjithsisht kodrinor, i shtrirë midis fushës se Elbasanit dhe fushës së Myzeqesë. Dumreja është e rrethuar nga lumenj, në veri nga lumi Shkumbin, në jug nga lumi Devoll, të cilët përbëjnë edhe kufirin natyror me zonat e tjera. Numri i madh i liqeneve përbën elementin më të rëndësishëm për të cilin njihet zona. Ato përbëjnë mbi 3 per qind të territorit të përgjithshëm. Ata janë të shtrirë përgjithësisht në mënyrë homogjene në të gjithë tërritorin, edhe pse numëri më i madh dhe shtrirjen më të madhe e përbën pjesa veri- përëndimore. Ndër më ë rëndësishmit dallohen liqeni i Çestijes me sipërfaqe 9.7 km², Seferaj 8.7 km²dhe liqeni i Merhojes me një sipërfaqe prej 6.5 km². Liqenet më të thellë janë ai i Merhojes me 61 metra thellësi, i ndjekur nga liqeni i Përraskës 52 metra thellësi, dhe ai i Çerragës me 29 metra thellësi.

Klima , flora, fauna 
Në stinën e verës temperatura mund te arrij deri ne 44 grade celsius, ndërsa dimri është përgjithësisht i butë me temperatura të ngrohta. Arsyeja kryesore e nje klime të tillë është si rezultat i formimit karstik i te gjithë zones. Territori i Dumres ka klime mesëdhetare, me mungesë shiu gjatë stinës së verës dhe thatësira, dhe shira të dëndura gjatë stinës së dimërit. Thatësirat përbëjnë një ndër problemet kryesore për të gjithë zonën edhe pse burimet dhe sasia e ujërave të pranishme përgjat territorit është e mirë ne raport me sipërfaqen e tokës. Masat ajërore më të pranishme janë kryesisht lindje-përëndim dhë anasjelltas. Dumreja shfaqet si një barrier mbrojtëse ndaj rrymave të ngrohta që gjatë stinës së verës vijna nga deti Adriatik , ashtu si edhe ndaj rrymave të ftohta dimërore me prejardhje nga lindja, pra nga brendësia e vendit.Në veri Dumreja kufizohet me lumin Shkumbin, që është një ndër vijat ujore më me rëndësi te vendit. Në jug të Dumres kalon lumi Devoll, arterie tjeter shumë e rëndësishme për gjithë rajonin e Shipëris së mesme e më gjërë. Në zonën e Dumres ndodhen gjithashtu edhe dy degë të vogla që derdhen ne lumin Shkumbin, me ujë vetëm gjatë stinës së dimrit, përroi i Banëlyçit i gjatë afro 8.5 km, dhe përroi i Papërrit me gjatësi afro 7 km.Bimësia e Dumres është mjaft e varfër, me përjashtim të disa zonave të komunës Grekan në të cilën egzistojnë akoma sipërfaqe pyjore. Drurët kryesor qe janë tipik të kesaj zone janë pishat, kryesisht në fshatin Rrasë dhe Cerragë, plepi i shpërndarë pothuajse në të gjithë territorin edhe shelgu në afërsi të liqeneve. Përpara luftës ë dytë botërore pothuajse e gjithë zona e Dumres ishte e mbuluar nga pyjet, ku mbizotëronte druri i dushkut. Nga vitet 1950 deri ne 1970 u ndërmor një proces i gjërë i shpyllëzimit të zonës. Territori i i Dumres trasformohet pothuajse i tëri në toka bujqësore, ndërsa sasia e dunjëvë të prerë u shfrytëzua për ndërtimin e hekurudhave në të gjithë vendin. Në vitet e fundit një pjes e mirë e territorit po rigjen gjelbërimin e munguar keto 50 vjet pasi një pjes e territorit po ri-mbillet me vreshta ullinjsh e rrushi.

Syri i Kaltër i Belëshit
Etimologjia e fjales Dumre nuk ka një përcaktim të saktë të vërtetuar i pranuar zyrtarisht. E përkthyer fjalë për fjalë, fjala “Dumre” do të thot “duam re”, shprehje qe përdoret si një formë lutje gjate stinës së verës kur territori vuan thatësira të medha. Ky është edhe përcaktimi më i pranueshëm nga banorët e zonës, me të cilin njihet edhe zona.Zona e Dumres duke pasur një pozicion gjeografik shumë të favorshëm e gjithashtu shumë afër rrugës Egnatia, gjithmonë ka qënë një qëndër e rendësishmë kalimi dhe një vënd shumë i rëndësishëm banimi. Këtë ë tregojnë vend-ndodhjet e dhe zbulimet e sendeve të vjetra që jnë zbuluar nga kërkimet e bëra në të kaluarën. Vëndbanimet e para datojnë në epokën e Bronxit, e në vazhdimësi deri në periudhën midis shekujve IV-VI, në të cilën është ndertuar kështjella e Gradishtës, nga e cila dallohen pjes të mureve te mbetur mbi kodrën me të njëjtin emër. Fortifikimet janë më të dukshme në pjesën jugore të saj, që arrijnë deri në një metër lartësi. Në brendësi të mureve ka egzistuar një punishte qeramike ku dallohen 4 dhoma përpunimi.Pas rënies së Shqipërisë nën pushtimin osman, kështjella u shkatërrua edhe popullsia detyrohet të largohet e të strehohet ne zonat malore përreth, përgjithësisht në zonat e Sulovës, Vërç, Kërrabë edhe Myzeqe. Në periudhën midis shekujve XVII-XVIII dallohen ardhjet e para te banorëve në Dumre, përgjithësisht bujq edhe blegtor. Në fshatin Dragot është ndërtuar kisha e parë e zonës, e cila në vitin 1967 shpallet edhe pasuri kombëtare, por që në vazhdimësi shkatërrohet ne vitin 1981. Shëmbja akoma edhe sot nuk ka arsye të qarta. Përgjithësisht emrat e fshatrave mbajnë emrat e banorëvë të parë që kanë mbërritur aty. Fshati Dragot është shembulli më tipik, i cili ka marrë emrin e banorit të saj të parë Tele Dragoti, i ardhur nga rajonet malore të jugut. Në këtë mënyrë krijohen edhe fshatrat e tjerë, në të njëjtën mënyrë si kanë marrë edhe emrin liqenet. Nga fillimi i shekullit të XX shfaqet dukuria e trasmormimeve të rëndësishmë në ndarjen e tokave, që dha si rezultat ndarjen e siperfaqes midis pronarëve te ndryshëm. Ndarja erdhi si pasoj e reformave që u ndërmoren nga ana e shtetit dhe nga shitja që bën latifondistët. Me vendosjen e diktaturës pronat u konfiskuan dhe folloi krijimi i koperativave që çoi në krijimin e fshatrave dhe shpyllëzimin e te gjithë territorit te Dumres. Dëshmit e pakëta të pyjeve të mbëtura gjënden ne fshatin Dëshiran të komunës Grekan. Formimi i koperativave shënoi edhe ardhjen e madhe të popullsisë drejt zonës së Dumres, përgjithësisht nga Rrethi i Gramshit dhe nga Rrethi i Skraparit. Pas rënies së diktaturës në vitet 90, sipërfaqja e tokës u ndahet nga shteti banorëve ne përpjestim me numrin e tyre. Ndarja e tokës modifikoi edhe strukturën e fshatrave dhe la konflikte të hapura midis pronarëve te periudhave te ndryshme. Në 20 vitet e fundit e gjith zona e Dumres ka pësuar një ardhje të madhe në numrin e popullsisë.

Kultura dhe folklori shekullor, shanse për turizëm
Kultura e Belëshit, është e pasur dhe e vjetër sa vetë historia e zonës. Në të gjtha fshatrat egzistonin përpara viteve ‘90 vatra dhe shtëpi kulture, ansamble folklorike, të cilat kanë shërbyer si vende takimi për aktivitetet më të rëndëshme shoqërore të zonës. E vetmja godinë e cila ruan edhe sot arkitekturën e saj mbetet ish- Shtëpia e Kulturës në Belsh qendër.Ashtu siç është traditë në të gjithë Qarkun e Elbasanit, edhe në Dumre nuk ka asnjë fshat që nuk feston Diten e Verës, e cila festohet ne mbrëmjen 13 dhe përgjatë ditës 14 të muajit mars. Kjo festë është një ndër ngjarjet më të rëndësishmë e gjithë vendit, e për rëndësin e saj është shpallur edhe festë kombëtare. Folklori si në veshje ashtu edhe në interpretime, i përket zonës Toskë të Shqipërisë, ndaj dhe Belëshi ka këngët dhe vallet tipike të saj. Këngët këndohen në grupe prej 4-5 personash ne mënyre polifonike, ku njëri është këngëtari dhe pjestarët e tjerë mbajne ise. Ndër grupet më të mirënjohur shquhet grupi folklorik i Belshit, që përfaqsohet rregullisht në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. Grupi ka marrë pjesë në festivale ndërkombëtare, ndër të cilët pjesmarrja në festivalin e Toskanës në Itali, ku ka arritur edhe në vëndin e dytë. Zona ka gjithashtu edhe 5 kostume të saj, pjes e kostumeve popullore Shqipëria. Të gjitha fshatrat që përbëjnë zonën bëjnë pjesë në Qarkun e Elbasanit. Në vitin 2016 popullsia e përgjithshme e zonës ishte 34.666 banorë e shifrat zyrtare të rregjistrimit të fundit janë afërsisht 20 per qind më të larta se viti 2006. Qëndra më e populluar e zonës është Belshi me 14.228 banorë, i ndjekur nga Shalësi me 6.291 e nga Kajani me 6.225 banorë. Fshatrat më pak të populluara janë Grekani me 4.730 banorë dhe Fierza me 3160 banorë. Territori i zonës së është i përbërë kryesisht nga kodra të ulëta kurse 3 per qind të sipërfaqes e përbëjnë liqenet. E gjithë sipërfaqja ka një lartësi mesatare 150 deri në 200 metra mbi nivelin e detit. Pika më e lartë e zonës është kodra e Gradishtës. Urbanistika e zonës së Dumres është ë përbërë kryesisht nga vendbanime që zakonisht koinçidojnë me kryeqëndrat e zonës por edhe me fshatra të vegjël që janë ndërtuar kohët e fundit. Në disa zona dallohen edhe shtëpi ose grupe shtëpish të ndërtuara vitet e fundit. Shtëpitë e ndërtuara kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën, nga të cilat mbizotërojnë shtëpitë me një ose dy kate. Ashtu si i gjithë territoti i Shqipërise, edhe zona e Dumres ka pësuar ndryshime nga ndarja e tokës në pjesë tepër të vogla, fakt ky që ka ndikuar ne ndërtimin e zgjerimin e paprogramuar të qëndrave te banuara.Duke qënë një pikë takimi midis ultësirës përëndimore dhe fushës së Elbasanit, ashtu si midis veriut edhe jugut të vëndit kanë mundësur që në kohë tepër të lashta ndërtimin dhe kalimin e rrugëvë të rëndësishmë nëpër zonën e Dumresë. Zona ka shanse të mëdha për zhvillimin e Turizmit liqenor, kodrinor, dhe malor. Sipas historianëve, në vitin 146 p.e.s filloi ndërtimi i rrugës Egnatia, me urdhër të konsullit roman te Maqedonisë Gaio Injacio, emrin e të cilit mori rruga më pas. Sot, përgjatë rrugës së vjetër kalon rruga nacionale që lidh Portin e Durrësit me pikën kufitare të Kapshticës, për të kaluar më tutje në Greqi. Rrugët e para moderne në brendësi të zonës së Dumresë, janë ndërtuar pas shpyllëzimit, proces që filloi në vitin 1951. Këto rrugë lidhin fshatrat me njëri-tjetrin, por edhe qytetet që rrethojnë zonën, e pikërisht duke kaluar nëpër territorin e Dumresë. Në vitet e fundit është ndërtuar rruga që lidh Elbasanin me qytetin e Lushnjes, duke zvogëluar ndjeshëm kohën e udhëtimit nga një qytet ne tjetrin. Në vitin 2011 kanë filluar punimet për ndërtimin e autostradës që lidh kryeqytetin e Shqipëris me pjesën jugore të vëndit duke kaluar nëpër territorin e zonës. Zona ka një numër të konsideruar rrugësh të brëndshme, por shumica e të cilave nuk janë të asfaltuara edhe gjatë stinave me shira qarkullimi vështirësohet. Çdo vit Belëshin e vizitojnë mbi 15 mijë turistë vendas dhe të huaj, pasi njihen paraprakisht me vlerat dhe historinë mijëravjeçare të zones, ata habiten dhe premtojnë rikthimin sërish atje. 

Bimësia, kulturat bujqësore, nëntoka e pasur
Deri në prag të luftës ë dytë botërore, mungesa e zonave urbane dhe mbulimi i të gjithë zonës me pyje e kullota, e kishte bërë Belëshin një ndër pjesët me të rëndësishmë të vendit për rritjen e bagëtive. Pas viteve ‘50, filloi kultivimi i grurit, misrit edhe duhanit, po ashtu edhe mbjellja e një pjese te konsiderueshme ne vreshta rrushi. Përveç aktiviteteve bujqësore, në Belësh ndodhen sasi të mëdha gazi dhe nafte. Deri në fund të viteve ‘90 funksiononin edhe miniera të rëndësishme, ajo e Trojasit edhe miniera e Gradishtës. Në vitin 2008 në zonën e Belëshit ka kryer kërkime për gas firma italiane “AIPA”, e cila arriti në konkluzione pozitive përsa i përket rezervave të nëndheshme. Në vitin 2015 një kompani amerikane pasi kreu kërkime, deklaroi se “Belëshi ka naftë sat a mbajë Shqipërinë 20 vjet pa importuar karburant nga jashtë”. Tjetër aktivitet i rëndësishëm ekonomik për banorët e Dumres është peshkimi. Llojet më të rëndësishëm të peshkut janë trota, krapi natural dhe artificial si dhe ngjala e famshme e Belëshit. Tregjet kryesorë për shitjen e peshkut janë Tirana, Elbasani, Lushnja, Peqini,Cërriku, por edhe fshatrat e zonës. Aktivitetet ekonomike përbëhen kryesisht nga firma të vogla, kryesisht familjare. Duke filluar nga viti 2015-2016, është rritur ndjeshëm mbjellja e ullinjve, falë mbeshtetjes së programeve qeveritare, nga Ministria e Bujqesisë por edhe nga fondet e Bankës Botërore. Ky proçes ka bërë të mundur hapjen e vendeve të reja të punës edhe krijimit e disa punishteve të përpunit të vajit të ullirit. Karakteristika kryesore me interes turistik e zonës së Belëshit janë liqenet e shumtë qe popullojnë territorin, por edhe zonat e banuara që shtrihen përreth liqeneve. Për bukurin e tyre mund të dallohen, liqeni i Belshit, me sipërfaqe 26.8 hektarë, me thellësi makisamale prej 18 metrash, liqeni në Seferaj, 87.5 hektarë dhe thellësi maksimale 20.8 metra, që është edhe liqeni më i madh i zonës së Dumres. Një tjetër liqen me rëndësi të veçantë për zonën është liqeni i Merhojës, i dalluar për kaltërsin e ujit, me sipërfaqe 65.5 hektare dhe me 61 metra thellësi. Vënde të tjera me interes të veçantë mund te dallohet, ne Bashkin e Belshit kodra e Gradishtës, e quajtur ndryshe edhe “Mali Gradishtë”, ku mund të vërehen akoma muret antike të qytetit të vjetër.

Liqenet, krenaria e banorëve autoktonë të Belëshit
Belshi ka afro 84 liqene karstike të mahnitshëm, ndërkohë që është gati për sezonin e ri turistik 2017. Ashtu si Bysheku në periferi të Elbasanit, edhe zona e Belëshit pavarsisht se nuk ka akoma bujtina , turistët i pret në banesat bujare të banorëve. Belëshi njihet prej vitesh si zona me 84 liqene karstike, për bukurinë ujore që i ka falur zoti. Belshi këtë sezon është gati edhe për turizëm ditor, pasi ka çfarë ti afrojë vizitoret vendas dhe të huaj. Belshi ka njohur vëmendje nga turistëve pasi vitet e fundit ka patur investime në rrugë, investime në peshkim, bujqesi, blegtori, etj. Aksi rrugor Elbasan-Cerrik- Belsh, ka sot një tjetër pamje, pasi është ndërtuar nga e para. Nga përfaqësues biznesesh të zonës, turizmi vlerësohet si “risi dhe burim të ardhurash” pasi Belshi ka shtepi pushimi e hotele private. Rrahman Paja, pronar i një biznesi, (restorant) tregon për gatimet tradicionale të kësaj zone, që preferohen prej vizitorëve, si mishi në hell, peshku në tavë, peshku zgarrës, dhe deri tek gatimet e lakrorit dhe hasudes së famshme të zones. Liqenet e Belshit, me një bukuri të rrallë si, ai i Seferanit, Merhojes, Cestijes, Degës, me një florë të pasur si, zambaku i bardhë, zambaku i verdhë, kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj. Gjithashtu fauna e liqeneve është e pasur me peshq të llojeve të ndryshme, siç janë krapi, karasi, ballgjëri, amuri, etj. Në disa prej 48 liqeneve karstike ka dhe ngjala, të cilat janë specie endogjene. Kjo zonë tashme ka edhe investitorët e saj, të cilët po u japin jetë liqeneve të kristaltë shekullore. Ato janë një dhuratë e mrekullueshme e natyrës, që presin tashmë dorën e njeriut për t’u kthyer në një park gjigand turistik të preferuar e të lakmuar, jo vetëm nga vendasit, por dhe të huajt. Pasi ke kaluar Elbasanin nuk duhen më shumë se 45 minuta udhëtim që të futesh në zonën Belëshit sapo ke kaluar Cerrikun. Ajo zone shtrihet në një sipërfaqje prej 21.500 hektarë, ku 3 për qind të saj e zënë liqenet karstike, numri i të cilëve shkon në 84. Sipërfaqet e këtyre liqeneve eshte afro 14.2 km2 me një aftësi ujëmbajtëse 26 milion m3. Gjatë stinës së verës ndodh që afro 20 liqene të thahen përkohësisht.

Peshkimi dhe duhanet, zanatet më të vjetër 
Në rrugë, drejt qytezës së Belshit të zë syri peshkatarë që shesin trofën që rritet në liqenet e saj ndërkohë që të gjitha këto liqene janë shumë të përshtatshëm për zhvillimin e florës dhe faunës ujore e bregliqenore. “Përparimet duken kudo siç e shikoni, dhe nga Belëshi askush nuk ka ndërmend të largohet në drejtim të kryeqytetit apo drejt bregdetit. Madje drejt zonës tonë po vijnë investitorë të huaj, deri edhe ata amerikanë, që janë duke e studiuar me kujdes perspektivën dhe ndoshta që gjatë këtij viti mund të konkretizohen investimet e para serioze të huaja”- thotë Shezo një 56 vjeçar nga Belëshi. Para disa muajsh buzë liqeneve të vogla nisi një fushatë nga Inspektoriati Ndërtimor për prishjen e të gjitha objekteve pa leje, duke i hapur rrugën investimeve të cilat i kanë dhënë liqenit një tjetër pamje. Peshkimi dhe kultivimi duhaneve, në Belësh janë ndër zanatet më të vjetër. Banorët e zonës prej shekujsh kanë mbjellë duhane dhe kanë tregëtuar duhane, kurse peshkimin e kanë patur edhe si burimin e ushqimir të tyre të përditshëm. Një banor i Belëshit Naim T. Tafani u shpreh se “prej 250 vitesh familja ime kultivon duhane të cilat janë shitur dhe blerë qysh asokohe nga ushtarakët e Turqisë, pastaj nga ushtarakët e Austro-Hungarisë, nga Zogu, Itali dhe Gjermania. Kushdo ka ardhur në Shqipëri, nuk ka munguar të vijë në Belësh, të shijojë peshkun, duhanet dhe bujarinë e banorëve. Kur në 1944 u rrëzua një avion me 12 anglezë 6 femra dhe 6 meshkuj, të cilët ishin nisur nga Bari por përfunduan tek ne, duke i strehuar dhe pritur me bujari, duke i ruajtur nga gjermanët, ata kishin rastin të provonin ndër të tjera edhe peshkun e liqeneve tona, por edhe duhanet tona. Isha 7 vjeç asokohe, por mbaj mend se babait tim kur u larguan i kërkuan duhane për ti blerë, dhe babai i mbushi një thes plot. U habitën sepse thonin se “këtu paska gjëra të mrekullueshme, të cilat ne atje në Angli nuk i kemi”. Sot ne kultivojmë duhanet por nuk jemi pas edhe me peshkimin, pasi Ministria e Bujqesisë na ka dhënë mbështetje të madhe këto 4 vite, me subvencione, na ka gjetur tregun e shitjes dhe mendoj se edhe turistët vendas dhe të huaj janë të pritur të shijojnë prodhimet tona natyrale dhe tradicionale ndaj dhe qysh tani kanë nisur pronotimet e para, unë në tre muajt e verës kam porosi nga Itali, Anglia dhe deri nga Australia, nuk mungojnë edhe turistë vendas kryesisht nga Tirana, Durrësi, Elbasani, për 10 dhomat e banesës të cilën e kemi vetëm për sezonin e turizmit”. 
Sigal