Kaosi në Afganistan, sot do të mbërrijë në Rinas avioni i parë me 300 afganë

187
Sigal

Mbërrin sot në Rinas avioni i parë që sjell 300 shtetas afganë për t’u strehuar përkohësisht në Shqipëri, për shkak të situatës në Afganistan, ku talebanët kanë rimarrë kontrollin e vendit pas tërheqjes së trupave amerikane.

Avioni i parë me afganë pritet të mbërrijë brenda 24 orëve në Rinas.

Afganët do të strehohen në struktura konviktore dhe hotelerie në Tiranë dhe Durrës dhe shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit do të mbulohen nga NATO.

Bëhet fjalë për një grup bashkëpunëtorësh të SHBA-ve, të cilëve iu rrezikohet jeta pas marrjes së Afganistanit nga talebanët.