Në vendin tonë do të vijojë që të mbizotërojë mot i kthjellët dhe me temperatura të larta, të cilat do të arrijnë deri në 38 gradë celsius në mesditë.
Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të diktojnë mot të kthjellët por me temperatura të larta në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës.
Pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash nëpër territor ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonën e Alpeve duke rrezikuar dhe ndonjë shi të papërfillshëm.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 19°C mëngjesi deri në 38°C mesdita.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.