Zjarri djeg 300 hektarë me ullinj në Kolonjë, banorët e zonës: Erdhi zjarrfikësi me 20 metra zorrë, u futëm vetë mes flakëve

184
Sigal

Një tjetër zjarr masiv ka përfshirë kodrat me ullinj në Ardenicë në Kolonjë.

Banorët e zonës kanë konfirmuar se janë rreth 200-300 hektarë ullinj të cilët u shkrumbuan, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur vetëm 1 zjarrfikëse.

Fermerët dhe banorët e zonës thonë se kanë ndërhyrë vetë për të shuar flakët të cilat favorizohen nga era e fortë dhe terreni i vështirë.

“Erdhi zjarrfikësit kishte 20 metra zorrë nuk dinte nga ta tërhiqte më përpara. Jemi detyruar u futëm të gjithë mes zjarrit për ta shuar. Mua për vete nuk po më digjet toka, por këta janë vëllezërit tanë, motrat tona. Po luftojmë të ndihmojnë njëri tjetrin. Ja shiko vetëm një zjarrfikëse është me një punëtor dhe shoferi dy, kaq ka zjarrfikësja. Vjen zjarrfikësja me 20 metra zorrë. janë djegure shumë mbi 200-300 hektarë ullinj”, tha një banor.

“Janë djegur shumë ullinj, i gjithë mali është bërë shkrumb. Zjarri ka rreth 2 orë që ka nisur. Një zjarrfikëse erdhi cfarë do bënte ai vetëm, s’kishte cfarë të bënte i shkreti”, tha një banore tjetër.