Korçë, 18-vjeçari tërheq zvarrë nëpër shkollë të dashurën, asaj i bie…

596
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në një shkollë në Korçë, ku një 18-vjeçar ka rrahur të dashurën e tij.
Sipas gazetares së “Aldo Morning Show”, i riu e ka tërhequr zvarrë në oborr vajzën, sepse kishte shkuar në shkollë ndërkohë që kishin lënë një takim special. Mësuesit kanë ndërhyrë dhe kanë qetësuar situatën, por vajzës i ka rënë të fikët.
“Një 16-vjeçare ka telefonuar me celularin e shoqes të dashurin e saj 18-vjeçar për t’i thënë që të shkonte ta merte tek shkolla, ndërkohë që e kishin lënë që vajza të mos shkonte në shkollë ditën e djeshme sepse kishin një takim special. Kur djali ka marrë vesh ka shkuar tek shkolla dhe e ka rrahur vajzën, e ka kapur për flokësh dhe e ka tërhequr zvarrë në oborr. Më pas kanë ndërhyrë mësuesit, por vajzës i ka rënë të fikët”, tha gazetarja.
Sigal