E rëndë në Devoll/ Dy të rinj aksidentohen me motor, një vdes, një i plagosur

500
DEVOLL- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Progër. Dy persona janë aksidentuar rëndë teksa lëviznin me motor.
Si pasojë, ka humbur jetën njeri prej tyre, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur rëndë.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.
Sigal