Aksidenti në aksin Vlorë-Fier, viktima ishte pasagjere, arrestohet shoferja 22-vjeçare

30
Sigal

Policia ka bërë një korrektim për aksidentin e djeshëm tragjik në aksin Vlorë-Fier.

Sipas Policisë, Anxhela Çapo nuk po drejtonte mjetin, por ishte pasagjere, teksa ishte shoqja e saj 22-vjeçare Silvana Muho shofere.

Kjo e fundit ka rënë në prangat e policisë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, nga veprimet hetimore ka rezultuar se në drejtim të mjetit nuk ka qenë shtetasja A. Ç., 23 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje, por ka qenë shtetasja S. M., 22 vjeçe.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i drejtueses së mjetit, shtetases S. M., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi A. V., 19 vjeç, pasi më datë 25.01.2021, duke drejtuar automjetin e markës “BMË” është përplasur me automjetin e markës “Benz”, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi N. M., 53 vjeç.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.