Grabitja, policët privatë shkelën rregulloren

543
Pasi ranë pre e një grabitje me armë, pesë punonjësit e shoqërisë private të sigurisë që po shoqëronin paratë e një banke të nivelit të dytë drejt Rinasit, janë arrestuar. Arrestimi i Endrit Daçit, 31 vjeç, Dashamir Ballas, 42 vjeç, Xhelil Metajt, 43 vjeç, Gentian Dedjas 31 vjeç dhe Përparim Logut 39 vjeç u bë me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” pas përfundimeve të hetimeve paraprake nga grupi hetimor i ngritur pas ngjarjes në fjalë. Policia ka arritur në një sërë përfundimesh, ku vërehen disa shkeljesh.
Grupi hetimor thotë se asnjëri prej pesë efektivëve të policisë private nuk ka njoftuar sallën operative dhe as qendrën e tyre të kontrollit, parashikuar nga protokolli në rastin e shoqërimit të sasive të tilla të parave. Kamerat e sigurisë që duhej të filmonin vazhdimisht, gjatë rrugës nuk kanë qenë të ndezura. Sipas rregullores, në njërin prej thasëve të mbushur me para, duhej të ishte vendosur pajisja GPS për lokalizimin e parave në raste të tilla, por pajisja nuk ka qenë në asnjërin prej thasëve të marrë nga grabitësit.
Sigal