Komisioni i Ekonomisë ka miratuar një fond prej 12 milionë dollarësh për rimbursimin e ilaçeve për Covid-19. Efektet financiare të këtij fondi do të nisin në janarin e vitit të ardhshëm, ndërsa lista e ilaçve të rimbursueshme do të detajohet me vendim të këshillit të ministrave.
Relatori i buxhetit Anastas Angjeli tha se fondi do të rimbursojë të gjithë të sëmurët dhe se nëse do të ketë nevojë, ky fond do të rritet përgjatë vitit.
Ndërkohë komisioni miratoi dhe një paketë tjetër ekonomike me një fond prej 10 milion dollarësh për të papunët.



















