Presidenti Meta: Më 25 prill, referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik!

221
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Duke iu referuar edhe deklaratave mbajtur në konferencën e sotme për mediat, Meta shkruan se “më 25 prill 2021 do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik”.

Postimi i plotë:

Më 25 prill 2021 do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik, që kërkon t’i kthejë qytetarët shqiptarë në qenie pa vlerë, të pafuqishëm dhe të pambrojtur.

Rivendosja e rendit kushtetues është e padiskutueshme.

KUSHTETUTA mbi të gjitha.

MBI KUSHTETUTËN VETËM POPULLI.