Elbasan – Makina del nga rruga, plagosen dy të rinj

601
Dy të rinjë u plagosën në një aksident automobilistik. Ngjarja ndodhi në Elbasan në aksin rrugor Gostimë – Mollas.

Sipas policisë mjeti tip “Volksëagen” me targa KV 3598 B, i drejtuar nga shtetasi Ibrahim Braushi doli nga rruga dhe si pasojë u plagosën M.H, 22 vjeç dhe I.GJ, 20 vjeç të dy banues në Kuçovë.

Të plagosurit pasi morën ndihmën mjekësore në spital, janë larguar. Ndërsa policia arrestoi drejtuesin e mjetit 26 vjeçarin Barushi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” parashikuar nga nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.
Sigal