“Do ju vras”, si e pësoi shqiptarja me dy vajzat nga bashkëshorti

652
Ai ishte dënuar me 1 vit, 4 muaj dhe 20 ditë burg për keqtrajtimin e gruas së tij, por kishte arritur të bindte bashkëshorten që të ribashkoheshin me qëllim që të mbanin të bashkuar familjen. Ishte 10 tetori i vitit 2014.
Sidoqoftë, gruaja dhe dy vajzat e tyre, u detyruan të kërkojnë ndihmë pranë Qendrës së Dhunës në Padova për t’i shpëtuar tërbimit dhe kërcënimit me vdekje të burrit.
Ai banonte në territorin e Albanos dhe u ndje aq i fortë, saqë vazhdimisht shkeli urdhrin e ndalimit të lëshuar nga gjyqtari më 13 prill.
Kjo bëri që gruaja shqiptare të kërkonte sërish dhe gjyqtari i çështjes kërkoi masa më të ashpra.
Pra, më 12 gusht, gjykatësi kërkoi arrestimin e 44 vjeçarit shqiptar.
Dy vajzat e mitura janë ndjerë të pafuqishme përballë ofendimeve të vazhdueshme të babait të tyre ndaj nënës, që nga epitetet e pahijshme dhe deri tek kërcënimet me vdekje.
Nga ana tjetër, vajzat janë përballur gjithashtu me dhunë. Dhe shkaku kryesor ishte pasi burri vinte vazhdimisht i dehur në shtëpi.
Me arrestimin e 44 vjeçari, pak qetësi e rizbuluar për tre femrat, por ndërkohë ata që kanë zbuluar që në shtëpinë e tyre, burri kishte shitur orenditë shtëpiake si dhe kishte marrë makinën në pronësi të tij.
Sigal