Vështirësohet gjendja shëndetësore e punonjësve të uzinës së Ballshit, ende asnjë zgjidhje

167

Që prej gjashtë ditësh punonjësit e uzinës së Ballshit vijojnë grevën e urisë. Teksa prej tre ditësh kanë refuzuar ndihmën mjekësore, gjendja e tyre shëndetësore po rëndohet.

Në këto gjashtë ditë janë zhvilluar takime mes përfaqësuesve greviste, nga ministria dhe përfaqësues të uzinës por akoma nuk ka një zgjidhje konkrete. Ndonëse është premtuar marrja e pagave të prapambetura dhe rifillimi i punës, çdo gjë mbetet ende me kuadër të fjalëve.

Aktualisht në këtë grevë marrin pjesë dhjetë punonjës të Uzinës së Ballshit.

Edhe mbështetës të grevistëve shprehen se nuk ka kthim pas pa marrë zgjidhje konkrete situata.

Grevistët kanë paralajmëruar për ditën e nesërme një tubim paqësor, ndërsa i bëjnë thirrje qytetarëve të Ballshit që t’i bashkohen kësaj nisme.