Kryemadhi ‘shpërthen” ndaj Etilda Gjonajt: Nuk kemi një përgjigje se pse falsifikoi protokollin

326
Sigal

Një ditë pasi presidenti Ilir Meta i bëri thirrje ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj që të jepte dorëheqje pasi kishte shkelur procedurat për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe se do të depozitonte një kallëzim për të, e ashpër ka qenë në deklaratën e saj kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Në një takim me strukturat në Shkodër, Kryemadhi, teksa konfirmoi lidhjen familjare mes presidentit Meta dhe Gjonajt, tha se ‘ministrja bukuroshe’ ende nuk ka kthyer asnjë përgjigje në lidhje me falsifikimet e protokollit.

“Sot e kësaj dite akoma nuk kemi një përgjigje nga ministrja jonë bukuroshe që sa për dijeni të shqiptarëve ka lidhje familjare me presidentin e Republikës. Akoma s’ka kthyer përgjigje se pse ka falsifikuar protokollin e ministrisë.

Për mua moralisht Arta Vorpsi është një ngelëse ku çdo gjimnazisti s’i jepet diploma se ka ngelur në provim.”, tha Kryemadhi.