100 vjetori/ Vendi drejtohet nga një bandë bashibozhukësh….

544
Sigal

Nga Prof. Dr. Kastriot Islami
Ish-Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Pas 100 vjetësh, Parlamenti i sotëm është pothuajse monist, i dominuar nga ish-partia puniste, që ka nxjerrë nga parlamenti opozitën e parë demokratike dhe e ka zëvëndësuar me opozitën fasadë. Me keq se kjo kaq nuk mund të imagjonohej para 30 vjetëve ose në përvjetorin e 100 të parlamentarizmit në Shqipëri. Me ardhjen e tij në pushtet në vitin 2013, drejtimin e kupolës së këtij Sekti,me në krye Edi Ramën,do ta përbënin kryesisht trashëgimtarë dhe ish-pinjollë të nomeklaturës së lartë komuniste, arrivistë e të etur për pushtet e para të dyshimta. Anonimë, manenikë e kukulla, me formim mediokër e të dyshimtë, pa kontribute e eksperiencëdhe individëme prirje perverse. Banditë e kriminelë dhe personazhe politike pranë Ramës, në nivel qëndror e vendor, që shumë shpejt do të lidheshin me klanet mafioze dhe trafikantët e drogave, për të blerë vota e kërcënuar votuesit, thjesht dhe vetëm për të vendosur Ramën në karriken e pushtetit.

***
Në vitin 2005, Rama me vendosjen në krye të PS, fillimisht largoi ose margjinalizoi të gjithëindividët e aftë, të rinjtë energjikë dhe profesorët e individët me vlera e kontribute shkencore e akademike, pra të gjithë ata që kishin reformuar PSSH, duke keqpërdorur e kompromentuar për qëllimet e tij.Më e rënda do tëndodhte pas vitit 2013, me vendosjen e Ramës nëkolltukun e kryeministrit. Ai menjëherë në krye të qeverisë do të fillonte të zbulonte synimet e vërteta për ndërtimin e Sektit tëtij personal, atë tëRilindjes, duke zëvëndësuar të gjithë këto individë me vlera e kontribute, me tituj e me grada shkencorë,me personazhe me profile kriminale, me individë pa nivel dhe me formim të dyshimtëuniversitar që zotëronin pasuri të paligjshme dhe me persona tëpaafatë e të keqshkolluar, tëparashutuar që nuk kishin asnjë meritë e kontribut në PS por dalloheshin vetëm për arrivizëm ekstrem, servilizëm agresiv e klintelizëm të pështirëndaj Ramës. Lidhje që Rama i kishte formësuar gjatë kohës që drejtonte Bashkinë e Tiranës. Me të tillë personazhe, përfshi edhe një rezervuar individësh perversë nga Mjaft e G99, do të ndërtohej qeveria e Sektit tëRilindjes që do të drejtonte vëndin.

***
Vendi është më i rrezikuar se kurrë më parë…për më tepër që kjo bandë hajdute e kriminale, maskarenjsh, po përpiqet te qëndrojë në pushtet me cdo mjet e mënyrë, duke u përpjekur madje edhe të strehohet në strofkën e populizimit mashtrues dhe të nacionalizimit të sëmurë për të përfunduar si tradhëtar të interesave publike e kombëtare, me rrezik për integritetin, sovranitetin dhe stabilitetin kombëtar e rajonal! Lojrat me pavarësinë e Kosovës përmes aplikimit të marrëveshjeve të fshehta për ndryshimin e kufijve apo minishengenin e kanë damkosur Ramën si një nacionalist aguridh por edhe si një tradhëtar të interesave kombetare, të urryer në ekstrem jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. ,

***
I gjithë ky transformim negativ ka ndodhur vetëm në 15-20 vjet,nën ideimin dhe orkestrimin e qëllimshëm të Ramësdhe është realizuar me ndihmën e sektit të tij të rrezikshëm, duke nisur me spastrimin e të rinjvë energjikë dhe të profesorëve, akademikëve, intelektualëve me reputacion e zëvëndësimin e tyre me njerzëz të klientelës së tij, servilëmediokër, kriminelë,oligarkë, trafikantë, manenikë, të pashkolluar, pa kontribute, anonimë. Prandaj sot vëndi ndodhet në udhëkryq të rrezikshëm dhe të gjithë qytetarët e pashpresë vetëm ankohen e s’gjejnë forca për tu organizuar e ndryshuar gjëndjen, por vetëm mendojnë të emigrojnë. Dhe për ta hedhur jo vetëm Shqipërinë por edhe Kosovën në humnerë, banda e këtij Sekti të rrezikshëm pasi aplikoi populizmin e mashtrimeve e nacionalizminkërcënues, më së fundmi është vendosur në strehën e tradhëtarëve të interesave kombëtare, duke kërcënuar integritetin e stabilitetin e trojeve shqiptare por edhe të gjithë rajonit e ndoshta edhe më gjërë, por edhe duke tradhëtuar edhe interesat e integrimit europian…

Kjo bandë injorantësh perversë, hajdute e kriminale, pasi të shporret do të mbahet mënd si bandë tradhëtarësh!