Boshti i Jugut, realizohet ëndrrat e beratasve për t’u lidhur me Elbasanin

851
Sigal

Flet kreu i Qarkut të Beratit, Petrit Sina: “Rruga e re do të na nxjerri nga zona xhep, zhvillim në turizëm dhe ekonomi”

Më në fund u realizua ëndrra e qytetarëve të Beratit për t’u lidhur me Elbasanin. Këta dy qarqe shumë shpejtë do të jenë të lidhur me rrugën e shumë pritur, e quajtur Boshti i Jugut. Nga punimet për t’u bërë bashkimi, vetëm 24 kilometër rrugë ka mbetur. Punimet për realizimin e këtij projekti kanë filluar 6 muaj më parë nga hyrja e qytetit të Beratit në drejtim të Urës- Vajgurore – Lushnje. Sipas drejtuesve të punimeve bëhet e ditur për gazetën “Telegraf” se, punimet kanë rreth 6 muaj që kanë filluar dhe do të përfundojnë së shpejti. Rruga ka dopio krosi dhe do të këtë objektet e artit. Kjo rrugë e shumë pritur tashmë ka thyer akullin dhe punimet vijojnë me ritme të shpejta. Sipas specialistëve që merren me punimet bëhet e ditur për gazetën se rruga nga Elbasani ka mbërritur në kufi me rrethin e Kuçovës dhe shumë shpejtë edhe në këtë aks rrugor do të fillojnë punimet. Autostrada, ose seç quhet ndryshe Boshti i Jugut do të kalojë në kufi me qytetin e Kuçovës dhe do të dalë në periferi të qytetit Urës- Vajgurore, ku do të ndërtohet një rrethrrotullim gjigande dhe ura e re mbi shtratin e lumit Osum do të shërbej për autostradën, pa prekur urën ekzistuese, thanë drejtuesit e punimeve. Ky është një investim gjigandë, i cili shumë shpejtë do të nxjerrë Beratin dhe Kuçovën nga zona ‘xhep’. Sipas specialistëve mësohet se, rruga më pas do të bashkohet me autostradën në Lushnje në drejtim të Fierit.

Kreu i Qarkut, Petrit Sina

Kreu i Qarkut të Beratit, Petrit Sina bënë të ditur për “Telegraf” se ky aks rrugorë tepër i rëndësishëm jo vetëm për qarkun, por dhe më gjerë për zonën e jugut, sepse do të shërbejë në zhvillimin e shumë drejtimeve në veçanti në zhvillimin e turizmit, i cili prej kohësh e ka pritur këtë vepër të madhe, e cila është duke u përfunduar. Më tej Sina u shpreh: “Qarku i Beratit me ndërtimin e infrastrukturës do të thithë akoma më shumë turistë, pasi infrastruktura është shumë e përshtatshme, e cila do të ndikojnë në lëvizjen e turistëve. Ky aks rrugorë do të ndikojë për mirë, jo vetëm për zonat muzeale apo turizmin malorë, por do të jetë plus dhe në rritjen e ekonomisë në këtë qark, sepse shumë fermerëve prodhimet u dëmtoheshin për mungesë të infrastrukturës. Por tashmë tregtia e tyre me hapjen e rrugës do të shpërndahet në shumë zona, si në tregjet e Elbasanit, Kuçovës, Beratit etj.. Ndërtimi i Boshtit të Jugut, do të ndikojë edhe në jetën e studentëve që vazhdojnë studimet në Universitetin e Elbasanit, të cilët për efekt largësie ata marrin banesa me qira në Elbasan, por tani që u ndërtua rrugë të studentët nuk do të banojnë më në Elbasan, por do të kthehen çdo ditë me autobusë pranë familjes. Rruga pritet të ndikoj për mirë tek familje beratase, ato kuçovare dhe rrethinat e tyre se harxhimet do të jenë të vogla. Tashmë rajoni i Beratit do të marrë një fizionomi të madhe, e cila do të ndikojë dhe në zbutjen e varfërisë të këtij rajoni, për arsye se zhvillimi i turizmit do të futë shumë njerëz në punë. Ndërtimi i kësaj rruge do të ndikojë shumë edhe për udhëtarët me urbanë që do të shkojnë si në Tiranë dhe Elbasan.