Avni Hafuzi, shqiptari nga Presheva, Konsulli ynë i Nderit, lë gjurmë edhe në kulturën hungareze të librit

3068
Ndërsa vërejmë me kënaqësi se si Erion Veliaj, Kryetari i Bashksë së Tiranës, është kaq dashmirës me mbrojtjen e mjedisit dhe, njëkohësisht, i kujdesshëm për ngritjen e nivelit artistik – kulturor të bashkë-qytetareëve të tij, nëpërmjet ripërtëritjes, për të mos thënë rigjallërimit të bibliotekave të lagjeve të kryeqytetit tonë të dashur, ia vlen të informojmë, se Avni HAFUZI, një qytetar i thjeshtë, bashkëkombës i yni nga Presheva, arrin të shënojë një risi në historinë 114 vjeçare të Bibliotekës Hungareze.
Me mendimin se libri dhe dija përbëjnë një të drejtë të gjithësecilit dhe ata që i kanë të mund t’ia shpien, Avniu ka menduar prej kohësh se si bibiotekat aq të pasura hungareze t’iu jenë sa më pranë miqve të librit.
Nga ana tjetër, duke pasur parasysh trafikun e rënduar të Budapestit dhe modeleve europiane për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedist nga ndotja, si dhe për të përcjellë një edukatë të vend-qëndrimit të biçikletave në një vend të posaçëm, përpos mbështetjes në mure apo pemë, duke i dëmtuar ato, Avniu e ka shfaqur ’bujarinë’ e shqiptarit në një mënuyrë krej origjinale. Duke i dhuruar bibliotekës së lagjes ku ai jeton dhe është veprimtar i dalluar, një biçikletë dhe një vend-parkim, për disa të tjera, ai ka mbledhur bashkë në një ceremoni të posaçme, të organizuar më 09 maj 2018, në mjediset e Bibiotekës së Lagjes së Budapestit, Soroksár, ku merrnin pjesë Dr.Péter Fodor, Drejtori i Përgjithshëm i Bibliotekave të Budapestit, deputeti i parlamentit hungarez Szimeon Varga, Kryetari i Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim, z.Tibor Krebsz, i deleguari i Bashkisë së Lagjes Soroksár, z.Imre Miko, si dhe përfaqësues nga trupi diplomatik i akredituar në Budapest, Avniu, që është njëherazi edhe Konsulli ynë i Nderit për qytetin hungarez të Pécs, për çka ai përpiqet të jetë modest në këtë cilësi, ka dëshiruar t’i vijë në ndihmë atyre që nuk e kanë të mundur të shkojnë pranë librit.
Veçojmë se, ashtu siç e përmendi edhe Drejtori i Përgjithshëm i Bibliotekave të Budapestit, z Fodor, nuk është vlera monetare që, për hir të së vëretëtës, nuk i ka munguar, pasi, siç e përmend ai, shumë diplomatë të huaj i kanë dhuruar shumë libra. Ai vlerëson dhe ndjehet i befasuar se si ka lindur ideja që libri t’i shkojë pranë edhe atyre që nuk kanë mundësi ta vizitojnë bibliotekën, qofshin të moshuar, apo njerëz me aftësi të kufizuara, që, edhe ata, ia kanë nevojën ushqimit shpirtëror.
Në një intervistë të posaçme për gazetën ’Telegraf’ Avniu shprehet se, në këtë nismë, ka pasur parasysh edhe ato gjyshe që nuk kanë mundësi t’i shpien nipërit, apo mbesat e tyre në çerdhe, apo kopshte, dhe që munden dhe kanë nevojë t’i lexojnë ndonjë përrrallë, vjershë, histori të përshtatur për ata fëmijë.
Avniu ka pasur në mendje gjithashtu që, nëpërmjet biçikletave, në një ditë dhe moment të caktuar, falë edhe dashamirësisë dhe me mirëkuptimin e autoriteteve hungareze që Avniu e gëzon për hir të së vërtetës, falë punës dhe veprës së tij, të mund të përcjellë pranë familjeve të bashkëkombëasve tanë edhe ndonjë libër në shqip, apo të autorëve shqiptarë në gjuhën hungareze, angleze, apo edhe në ndonjë gjuhë tjetër. Po kështu, Avniu mendon se, në këtë mënyrë, krijohet natyrshëm mundësia të përcjellim pranë lexuesit hungarez botime të autorëve shqiptarë, apo të reja nga Shqipëria, Kosova duke sjellë më pranë bashkëkombësit tanë, vendin tonë me hungarezët dhe Hungarinë. 
Në mbyllje të bisedës me të, Avniu shprehu gatishmërinë të pajisë simbolikisht një nga bibliotekat e Tiranës me një biçikletë dhe një parkim të posaçëm për to, me idenë dhe shpresën që disa nga 4000 biçikletat që do të vijnë nga bashkëpunimi me qytetin e Firences, siç u njoftua para pak ditëve, të jenë edhe për shërbime shoqërore dhe jo vetëm argëtuese dhe mjedis-dashëse.
Sigal