Vodafone Albania vjen me ndryshime në ekipin drejtues

536
Vodafone Albania njoftoi sot ndryshim në ekipin e saj drejtues. Pas 6 viteve në drejtimin e kompanisë Vodafone Albania, Z. Dietlof Mare do të përmbyllë detyrën e tij si Drejtor i Përgjithshëm.
Z. Dietlof Mare drejton kompaninë prej prillit të 2012-s. Gjatë kësaj periudhe, Z. Mare është vlerësuar “Menaxher i Vitit” për 2016-2017, për rolin e tij të rëndësishëm në shtrirjen e rrjetit 4G+ në të gjithë Shqipërinë. Gjatë 6 viteve në drejtim të kompanisë, Z.Mare ka pozicionuar kompaninë Vodafone si lider në treg nëpërmjet rrjetit më të mirë, inovacionit, teknologjisë dhe shërbimit më të mirë ndaj klientit, si edhe në krijimin e një kompanie të angazhuar në një industri tejet dinamike, duke krijuar kështu qëndrueshmëri për një të ardhme të suksesshme për kompaninë Vodafone.
Duke filluar nga Janari i 2018-s, Z. Achilleas Kanaris do të marrë detyrën si Drejtor i ri i Përgjithshëm i Vodafone Albania dhe do të punojë bashkë me Z.Mare, për të përmbyllur normalisht kalimin e përgjegjësive që ka ky post. Z.Mare do të mbajë pozicionin si Kryetar i Këshillit të Administrimit të Vodafone Albania deri në fund të Marsit të 2018-s.
Z. Achilleas Kanaris u bë pjesë e Vodafone Greece në 2009-n, në sektorin e Retail Trade & Channel Development dhe që prej 2010-s ka mbuluar disa pozicione drejtuese në sektorin e shitjeve dhe marketingut. Në 2014-n, Z. Kanaris u emërua Drejtor Komercial në Vodafone Greece dhe ka kontribuar fuqimisht në pozicionimin e Vodafone nga një kompani celulare, në një operator të shërbimeve të integruara, me një performancë të lartë. 
Sigal