Fierza drejt “fundit”, pamjet tregojnë kuotat minimale të ujit

188
Sigal

Thatësira e cila ka kapur vendin tonë ka sjellë  krizë energjitike për shkak të  shterimit të prurjeve në Fierzë.

Pamjet tregojnë se dita ditës Fierza, po shkon drejt “vdekjes” duke sjellë ndikim të dukshëm dhe në prodhimin e energjisë.

Ndërkohë ulja e nivelit të ujit ka nxjerrë në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të Vjetër. Alarmi për tharjen e Fierzës është ngritur prej ditësh, ndërkohë ministria ka kërkuar nga konsumatorët që të kursejnë sa të munden energjinë.

Këtë të shtunë përmes një postimi në rrjetet sociale zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni ka publikuar pamjet e “frikshme” të rënies së nivelit të ujit në liqen.

“Liqeni Kukesit dje tek ura mbi Drinin e Bardhe”, shkruan ai.