Për stresin dhe zemrën – shtatë ushqime ideale të pasura me magnez

54
Sigal

Magnezi është një prej mineraleve më të dobishme për organizmin.

Bashkë me kalçiumin dhe kaliumin, magnezi luan një rol thelbësor për shëndetin e zemrës, muskujt dhe kockat.

Ai ndihmon kundër pagjumësisë, depresionit, migrenës.

Përpara se t’i drejtoheni farmacisë për të marrë suplementë, lexoni listën me ushqimet më të pasura me magnez të cilat duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor.

Tërshëra

Përfitimet e tërshërës janë të panumërta.

Ajo është e pasur me proteinë, fibër dhe disa vitamina të kompleksit B.

Një gjysmë racioni me tërshërë plotëson 32% të sasisë së rekomanduar ditore të magnezit.

Spinaqi

Kjo barishte e shëndetshme është e pasur me ushqyes të nevojshëm për mbarëvajtjen e organizmit.

Spinaqi mund të hahet i freskët ose i gatuar.

Vitamina C dhe kaliumi përthithen më mirë nëse spinaqi hahet i gjallë ndërsa vitaminat A dhe E përthithen më shumë kur spinaqi është i gatuar.

Sipas të dhënave një racion me spinaq përmban 39% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

Farat e kungullit

Me një sasi prej çerek filxhani çaji me fara kungulli mund të plotësoni 50% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

Në të njëjtën sasi mund të përfitoni sasi të mëdha të zinkut dhe acideve yndyrore omega-3.

Farat e linit

Farat e linit janë të vështira për t’u tretur nga organizmi ndaj rekomandohet që ato t’i konsumoni në formën e pluhurit që të përthithni sa më shumë vlera prej tyre.

Farat e linit janë një ndër burimet më të mira të acideve yndyrore omega-3 por edhe të magnezit.

Në dy lugë të vetme me fara plotësoni 15% të dozës së rekomanduar të këtij minerali.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë është e pasur me antioksidantë, hekur, kalçium dhe vitaminat e kompleksit B.

Një katror i vetëm i çokollatës së zezë plotëson 24% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

Për përfitime të mëdha konsumoni kakao të papërpunuar që ka sasi më të mëdha të magnezit.

Avokado

Avokado është e pasur me shumë ushqyes të vlefshëm siç janë vitamina A, C, K, fibra, yndyrnat mono-të-pangopura dhe antioksidantët.

Avokado është gjithashtu një burim i shkëlqyer i magnezit.

Një kokërr e vetme ofron 58 miligramë magnez ose 15% të dozës së rekomanduar ditore.

Fasulet e zeza

Këto bishtajore janë të pasura me fibër, antioksidantë dhe proteina.

Një racion me fasule të zeza të gatuara përmban 30% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.