Rinisin rrebeshet e shiut! Si do të ndryshojnë temperaturat sot

205
Sigal

Nga dita e sotme do të rinisin reshjet e shiut dhe ngricat. Dita e sotme i paraprin një jave me temperatura të ulëta dhe me reshje shiu.

Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu e dëbore mbizotërojnë veriun dhe veriperëndimin e vendit duke filluar nga orët e para të ditës.

Duke ju afruar mesditës vranësirat përfshijnë pjesën më të madhe të Shqipërisë duke gjeneruar shira në zonat perëndimore dhe zonën e ulët por me reshje të pakta dëbore paraqitet veri-verilindja.

Këto kushte atmosferike mbeten thuajse gjatë gjithë natës edhe pse herë pas here do të ketë pauz të reshjeve.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16 °C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 75 km/h nga drejtimi Jugor, për pasojë në det do të krijohet dallgëzim mbi 6 ballë.