“U pa qartë se çfarë është Ballkani i Hapur” – Meta: Sjella e Serbisë destabiluzese! Nuk e di sesi dikush mund të bëhet avokati i saj në mes të Tiranës

179
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se sjellja e Serbisë është destabilizuese, duke theksuar se tashmë me këtë që ndodhi në veri të Kosovës, u pa se kush është Ballkani i Hapur. Sipas ish-kreut të shtetit, Serbia zbaton vetëm ato marrëveshje që i interesojnë.

Pyetje: Rama sot pretendoi se Ballkani i Hapur mund të jetë nisma për të ulur Kurtin dhe Vuçiçin për të zgjidhur mosmarrëveshjet?

Meta: Nuk e besoj të jetë bërë një deklaratë e tillë, këtu jam edhe me zv. kryetarin Nesho

Është e qartë që Serbia dhe Kosova kanë firmosur një marrëveshje. Serbia kërkon ti shmanget përgjegjësive që është e detyruar ti qëndrojë. Ajo bën sikur nuk ekzistojnë me qëllim që të favorizojë një situatë jashtë kontrollit në veri të Kosovës

Se çfarë është Ballkani i Hapur tani është e qartë. Serbia mbylli kufijtë, ky tjetri mbylli gojën dje.

Tani është koha që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe jo të vendosë bllokada sepse është një vend që duhet të përmbushe detyrimet ndaj BE. Kjo është një sjellë destabilizuese që tregon qartë politikën e vërtetë të saj. Nuk e di sesi dikush të bëhet avokat i saj në Mes të Tiranës.

Çdo marrëdhënie vasaliteti është e papranueshme. Serbia çon  përpara vetëm marrëveshjet që i interesojnë asaj.