Tensionet në Veri të Kosovës, Meta: Rama të mos bëjë lojën e strucit nga halli që i mbetet qejfi shefit të Ballkanit të Hapur. Siguria në rajon sot, më e domosdoshme se asnjëherë

329
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta doli në një konferencë për mediat, bashkë me Zëvendëskryetarin e Partisë së Lirisë, Agim Nesho, lidhur me ngjarjet më të fundit në Kosovë.

Ilir Meta: Tensionet e mbrëmshme janë tregues i qartë që Serbia s’është e interesuar të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare të firmosura në Bruksel me Kosovën dhe i bllokon ato qëllimisht dhe keqpërdor në interes të politikave destruktive dhe destabilizuese duke u fshehur pas grupeve kriminale në Veri të Kosovës.

Nxitja e tensioneve është në dëm të rajonit tonë por dhe mbarë Evropës.

Siguria e stabiliteti në rajon sot më i domosdoshëm se asnjëherë tjetër.

Kryeministri shqiptar të mos bëjë lojën e strucit nga halli që i mbetet qejfi shefit të Ballkanit të hapur, të pozicionohet krah Kosovës dhe të drejtës së saj, kryeministri ynë mbylli gojën për 24 orë.