Ja si përfundoi në pranga gjyqtarja e Lezhës dhe avokati i çështjes

544
200 000 lekë për të fituar dënimin me kusht. Ky është pazari që ka avokati iu ka bërë në emër të gjyqtares, dy të akuzuarëve në qytetin e Lezhës.
Gjyqtarja Parashqevi Ademi dhe avokati Gjovalin Ndokaj janë vënë sot në pranga nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi akuzohen se i kanë marrë dy milion lekë të vjetra dy qytetarëve.
Gjithçka nisi disa ditë më parë, kur një grua me djalin e saj janë parqitur në redaksinë e emisioinit Fiks Fare, për të kërkuar ndihmë për hallin që i kishte zënë.
Historia e tyre kishte nisur rreth një vit më parë, kur dhëndri i familjes V.J kishte bërë një denoncim në Prokurorin e Lezhës, sipas të cilit, nëna e bashkëshortes së tij, së bashku me vëllain dhe dajon e bashkëshortes, kërkonin ta ndanin atë nga gruaja. Pas 15 muajsh kjo dosje shkon në Gjykatën e Shkallës së Parë të Lezhës, ku fillon dhe procesi gjyqësor ndaj dy qytetarëve që kërkuan ndihmën e emisionit Fiks Fare.
Në këto kushte, nënë e bir janë paraqitur në gjykatë, ku gjyqtarja e çështjes u ka kërkuar të gjejnë një avokat për t’i përfaqësuar në procesin gjyqësor. Në pamundësi për të paguar një avokat, gjyqtarja u ka caktuar një avokat. Në gjykatë nënë e bir janë njohur me akuzat që rëndonin mbi ta, ushtrim dhune psikologjike ndaj vajzës së shtëpisë së tyre dhe prishje të marrëdhënieve familjare. Avokati u bën të ditur se për këto dy akuza rrezikonin të dënoheshin me nga tre muaj burg secili
Për t’i shpëtur burgut, avokati Noka u ka kërkuar M. P dhe A. P që të hynte në pazar me gjyqtaren Parashqevi Ademi. Të gjetur në të tilla kushte, M.P dhe A.P vendosin të paguajnë më mirë “kafen” e gjyqtares Parashqevi Ademi, duke u ofruar me një shumë që ua mbante deri diku xhepi. Por, vlera monetare më e madhe që avokati Gjovalin Noka u ka kërkuar si “kafe” për gjyqtaren Ademi dhe pamundësia e tyre për t’i paguar, ka detyruar nënë e bir t’i drejtohen emisionit investigativ Fiks Fare, i cili menjëherë nisi investigimin. Në bisedën e parë të regjistruar nga Fiks Fare, avokati Gjovalin Noka i është shprehur se “kam folur me gjyqtaren Parashqevi Aemi, e cila më ka kërkuar 2 milion lekë për të dhënë një dënim tjetër alternativ”. Duke dënuar me kusht M. P , 18 muaj dhe djalin e saj A. P me punë të detyruar. Kushti ishte që lekët e kërkuar nga avokati për llogari të gjyqtares Parashqevi Ademi, të jepeshin para fillimit të gjyqit, në të kundert gjyqtarja do të dilte me një vendim negativ për nënë e bir. Pas sigurimit të kësaj bisede, emisioni Fiks Fare vijoi sërish investigimin, duke asistuar në dhënien e lekëve dhe ndjekien e arrestimit të avokatit dhe gjyqtares.
Avokati Gjovalin Noka, pasi ka marrë lekët nga ana e M.P dhe A. P, ka shkuar në seancën gjyqësore e cila është zhvilluar dje në orën 11.30, në Gjykatëne Shkallës së Parë të Lezhës.
Në momentin që gjyqtarja ka dhënë vendimin, avokati Noka i ka futur në dosjen ku edhe ka bërë konkluzionet përfundimtare dhe parqitjen e dokumentave, edhe 50 000 lekë të reja. Më pas, gjyqtarja Parshqevi Ademi ka dhënë edhe masën e dënimit, duke e lënë me dënim me kush M. P dhe A.P.
Pas përfundimit të gjyqit me të akuzuar A.P dhe M.P, Prokuroria e Krimeve të Renda kanë ndërhyrë menjëhërë duke e ndaluar në flagrancë në zyrën e tij , avokatin Gjovalin Noka. I gjetur në një situatë të tillë, avokati Noka ka tentuar të fshehë provat, duke tentuar t’i hedhë shumën prej 150 mije lekësh në tualet. Ndërhyrja e shpejtë e forcave të policisë bënë të mundur neutralizimin dhe kapjen e një pjese të provave. I ndodhur para këtyre fakteve, avokati Gjovalin Noka ka pranuar fajësinë, ndersa ka treguar dhe adresën e pjesës tjetër të lekëve. Në të njejten kohë një grup tjetër specialistesh të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kishte bërë të mundur ndalimin në flagrancë në zyrën e saj në Gjykatën e Shkallës së Parë Lezhë, edhe të gjyqtares Parashqevi Ademi, të cilës iu gjet pjesa tjeter e mbetur e lekeve, në shumën prej 50. 000 lekë.
Sigal