Hyqmet Zane: Aksioni politik,një hap para me marifetin për dy hapa pas

 

Në politikë gjatë kohë së diktaturës na shoqëroi teoria leniniste një hap para dhe dy hapa prapa. Këto dy momente më erdhën në mendje kur dëgjova Lulzim Bashën në atë fjalëne tij të dorëheqjes.

 Kush ka mësuar vallëzimin e tangos në adoloshencë apo në rini e di mirë se që ta kërcesh atë duhet një hap para dhe dy hapa prapa. Kjo ka qenë një gjë e mirë se mësuam të kërcejmë, si e vetmja mënyrë që kishim për të dëfryer në mbrëmjet e vallëzimit. Po ashtu edhe në politikë gjatë kohë së diktaturës na shoqëroi teoria leniniste një hap para dhe dy hapa prapa. Këto dy momente më erdhën në mendje kur dëgjova Lulzim Bashën në atë fjalëne  tij të dorëheqjes.

Sigal

Në një formë a në një tjetër kjo ishte një gjë e paralajmëruar se kështu do të ndodhte, por edhe në këtë dorëheqje kemi një marifet si ai që thuhet se “ka lënë litarin jashtë”me ata që e çuan deri këtu, që e mbajtën me patericat e importuara që duket nuk e shpëtuan nga rrëzimi që i përgatitën demokratët dhe lideri i PD Sali Berisha që me urtësinë e tij i orientoi demokratët në udhën e të kuptuarit të të vërtetave. Po aq shumë dhe në sensin e tij edhe Presidenti Ilir Meta ndikoi pozitivisht në këtë frymëmarrje që u dha mendimit qytetar shqiptar se “populli i 2 marsit” ka të drejtën e tij për të vendosur për të ardhmen.

Kam 31 vjet në angazhimet e mia në politikë jo si ekspert, që shkon nga një anë në tjetrën, por si qytetar i lirë me dashuri për demokracinë të “ushqyer” nga “Zëri i Amerikës” dhe me ideale të edukuara nga familja për të menduar dhe vepruar mirë për përparimin e vendit. Kam përjetuar edhe zhgënjime si shumë e shumë shqiptarë pas daljes nga një diktaturë staliniste, se prisnim demokraci dhe mbetëm në tranzicion. E them troç se fajin e ka populli që votonte atë politikë. Nuk dua ta mohoj se edhe kam ndjerë kënaqësi nga arritjet e herëpasherëshme, ashtu edhe nga daljet e njerëzve të rinj në krye të politikës.

Por; ajo çka ka ndodhur në këtë vendin tonë i ngjan asaj metalurgjisë së zezëe ndërtuar në Elbasan që na u servir si kombinat dhe që në të vërtetë ishte thjesht një kovaçane që, më shumë se na dha të mira, na nxiu jetën shëndetësore dhe ndoti mjedisin me tymrat e punës së saj. Më shumë se gjithçka na krijoi skorie të pafund në shoqërinë tonë se u mbush me “njerëz të rinj, me ideale komuniste” siç cilësoheshin në atë kohë rinia, por që ishte një rini e tredhur, pa din, pa fe, pa iman.

Për analogji kështu ka ndodhur për fatin e keq në politikën shqiptare. Por në këtë dekadë ne  kemi parë realitete të çuditshme, liderë anapllo, qeverisje të babëzitur për hajdutëri dhe kriminalizim të shoqërisë deri në mafiozitete oligarkësh. Njëherazi na kanë shoqëruar si në hije këshilltarë tip çifutësh në prapaskenat e selive të politikës në të dy anët. Veçanërisht ky viti i fundit i ka hequr të gjitha perdet e skenave dhe prapaskenave. Së fundi fjala e ishit të selisë blu se do bëj një hap prapa, duket si një zbatim i një sjellje me orientim nga lart dhe propozime nga poshtë, siç bënte marifetet e saj partia e diktaturës së Enver Hoxhës. Mjafton të dëgjosh se me sa entuziazëm e ka pritur këtë dorëheqje të Lulit lidershipi socialist, të lë shijen se Lulzimi e ka gjetur partnerin e tangos së tij ashtu si më 17 maj 2017.

Ndoshta ka ardhur koha e një aksioni të shpejtë tip revolucioni politik për të shpëtuar Shqipërinë edhe nga ato mendësitë e një kryeministri që, edhe në sytë e ambasadores amerikane, u shpreh kundër Amerikës Dhe e gjithë kjo buron nga filozofia e Leninit që thoshte : “Do i zhys njerëzit në varfëri ekstreme që t’i bëj të harrojnë Zotin!”.

Ajo shprehja e lakuar tanimë se dha dorëheqjen Lulzimi, por të japë dorëheqjen edhe Berisha, ishte një skenar i parathënë më parë si një mendim ogurzi i një njeriu apo një grupi të mirëstrukturuar që në mendje ka idera poshtëruese për popullin e tij dhe që gjen leva lëvizëse për të çuar në vend qëllimet e atyre që janë kapur rob nga Sorrosi. Kjo dorëheqje e Lulëzim Bashës me qëllimin që të japë dorëheqjen edhe Sali Berisha, është mesazhi i dështimit të akuzave që u përdorën ndaj ish kryeministrit Berisha që të hiqte dorë nga poolitika. Kuptohet, ai që di t’i bjerë dajres apo e do timonin vetëm, orienton gjithnjë edhe se si duhet luajtur tangoja leniniste.

Të gjithë politologët në Shqipëri po i lakojnë mbarë dhe prapë të gjitha lëvizjet që ndodhën në selinë blu dhe kanë lënë në hije kryeministrin Edi Rama që ka kohë që bën lojën e skenarit që i kanë dhënë për të luajtur, ndërkohë që vendi po shkon si në rrokopujë edhe për shkak të krizës së luftës së Rusisë në Ukrainë. Më e keqja është se kriza e PD sipas analistëve më shumë se tek ajo, është njëherazi edhe kriza e Rilindjes qeverisëse që brenda saj ka akumuluar pakënaqësi me mënyrën sesi po drejtohet vendi. Por më shumë se kaq akoma më shumë ekonomia po zerohet mbrapsht dhe duket se do shkojmë tek formula e 31 vjetëve më parë ‘6 ditë bukë ka”.

Atëherë u desh Sali Berisha që në një formë a në një tjetër e nxori nga kriza vendin dhe ia doli sinqerisht. Edhe në 2005 u desh Sali Berisha, edhe me Ilir Metën në prapaskenë që të dilej nga kriza e Fatos Nanos. Kam besimin se edhe nga kjo situatë e rëndë do të duhet Sali Berisha të nxjerrë vendin nga kolapsi tamam ashtu siç bëhej në familjet tona që, kur ishin para një problemi jetik, mblidheshin të gjithë vëllezërit dhe babai merrte mendimin dhe zbatonte mendimet e djemve.

Sjellja tip lideri të Koresë sëVeriut edhe nga ana e Edi Ramës me tregun e çmimeve si dikur partia që merrte çmime për ushqimin në një kohë varfërie, haptas kemi një sjellje komuniste që po mbështetet nga ata që e njohin mirë filozofinë koreane. Ndoshta ka ardhur koha e një aksioni të shpejtë tip revolucioni politik për të shpëtuar Shqipërinë edhe nga ato mendësitë e një kryeministri që, edhe në sytë e ambasadores amerikane, u shpreh kundër Amerikës si dikur babai i tij shpirtëror i diktaturës staliniste.

Dhe e gjithë kjo situatë buron nga filozofia e Leninit që thoshte : “Do i zhys njerëzit në varfëri ekstreme që t’i bëj të harrojnë Zotin!”. Ishin vitet e fundit të liderit komunist kur V. I. Lenin u zhyt në sëmundje të rënda të cilat e bënë të harrojë veten dhe gjithçka tjetër. Thonë se “Zoti e toleron jobesimtarin dhe gjynahqarin dëmi i të cilit kufizohet vetëm tek vetja e tij, por nuk e toleron zullumqarin, i cili merr në qafë njerëzinë.

Ndaj edhe ai Lenin i zi shprehej “Shag vperiod, dva shaga nazad” (një hap përpara, dy hapa prapa). Ndaj edhe Edi Rama i ka ruajtur pranë vetes dhe i mban në këmbë bustet e Leninit dhe Stalinit se po zbaton me përpikmëri filozofinë e Leninit dhe Stalinit me këtë vend se duket i ka edhe ata si baballarë shpirtërorë.

Ajo që po mbizotëron debatin publik është “tërheqja”, “zbythja” apo hapi prapa i Lulit me dorëheqjen e tij. Duke bërë analogji me “violinën pa tela” të Nastradinit kur iu thoshte njerëzve se “do t’ia dëgjoni melodinë nesër”, publiku po pret me kërshëri që të mësojë se cilat do jenë hapat e para që ka planifikuar, pra të kërcejë “tangon” e mashtrimit (një hap para, dy hapa prapa). Dikush do jetë kureshtar se cila do të jetë partnerja apo “dama” e tangos së Lulit! Nuk është vështirë të futet fantazia në punë dhe do e marrim përgjigjen….