Flet poetja, Meri Mezini: Jam me fat që kam lindur në Dragotin buzë Vjosës, apo Stambolli i vogël siç i thoshin

-Në ditën e parë të shkollës, nuk kisha këpucë dhe as fustan të ri

-Në Polici u futa kundër dëshirës së bashkëshortit dhe të fëmijëve.

Sigal

– Martesa m’i vodhi ëndërrat jo bashkëshorti, sepse ardhja në Tiranë ishte emigrim brenda vendit fillova çdo gjë nga e para.

Intervistoi: Fadil Shehu

Meri Mezini, me profesion inspektore burgu i ka frymëzuar të gjithë me historinë e saj, të një njeriu që i do dhe kujdeset për të tjerët. Por ajo tashmë njihet si një poete  e talentuar dhe një aktiviste e rrallë shoqërore…

-Nëse do të dija diçka për fëmijërinë tuaj, si do e kujtonit sot atë?

-Kjo është pyetje që më bën të përlotem, pasi nuk kam pasur një fëmijëri të bukur. Si gjithë familjet shqiptare vendi jonë ka qënë në kulmin e varfërisë, ashtu ishte dhe familja ime. Ngela jetime pa baba në moshën shtatë vjeçare. Nuk kisha këpucë të reja ditën e parë të shkollës, nuk kisha një fustan të ri. Kisha një përparëse të zezë dhe rrobat e andruara nga dora e nënës. Kujtime të hidhura, bukë misri për dhjetë muaj çdo vit. Varfëri vetëm varfëri.

-Si jeni ndjerë, kur në harkun e viteve të rinisë suaj, kundronit me vëmëndje bukuritë e shpateve, urës së Dragotit, Vjosës, Drinos, kalanë e Tepelenës medalion i kësaj treve?

Vitet e rinisë patjetër ishin vitet më të bukura për mua. Unë isha një ish volejbolliste e Minatorit të Tepelenës. I kujtoj ato vite pasi malet i vizitoja në fundjavë me shoqet, pasi mblidhnim sherebel dhe lule bliri. Ndihmonim familjen me shitjen e tyre.Them jam me fat që kam lindur në atë fshat të bukur anë Vjosës siç është Dragoti. Stambolli i vogël i thoshin kush vinte për herë të parë në atë fshat. Rinia lë mbresa te çdokush dhe tek unë. Uji i ftohtë i Tepelenës ishte vëndi jonë i preferuar. Kalaja e Tepelenës ishte vëndi më i bukur i atij qyteti ku ne nxënësit dëgjonim me vëmëndje mësuesin e historisë që na tregonte historinë shekullore të asaj kalaje.

– Studimet e larta nuk i vazhduat për letërsi, por juridik. Ishte rastësi apo zgjedhje juaj e preferuar?

Në fakt kam nisur studimet në Institutin Bujqësor në Kamëz, dega ekonomi, por me ardhjen e demokracisë i ndërpreva studimet pasi filluan rëmujat në Tiranë. Më vonë vazhdova për Juridik me qëllimin të futesha në polici një ëndërr nga rinia ime. Kjo ishte zgjedhja ime. Dhe njeriu kur do arrin gjithçka dhe nuk është vonë kur ti ke vullnet të arrish ëndrrat e tua.
 -E kishit menduar që tashmë poezia do të ishte një pasion që do i përkiste së kaluarës?

-Jo! Poezia nuk ka qënë primare për mua. Unë dashuroj prozën. Romani për mua është jetë dhe primar, pavarësisht se kam nxjerrë nga botimi dy vëllime me poezi dhe ato m’i kanë pëlqyer shumë. Ndërkohë kritika dhe lexuesit më thonë se jo vetëm romani është i bukur, por dhe poezitë janë të bukura.

-Pas studimeve emëroheni me punë, police në drejtorinë e burgjeve në Tiranë. Si ishin fillimet në këtë profesion disi i veçantë?

Në faktë kam filluar shumë vonë në policinë e burgjeve. Unë jam martuar në Vlorë dhe braktisëm Vlorën e bukur në vitin1997. Trazirat në Vlorë ishin të frikshme, dhe unë sa kisha lindur fëmijën e dytë dhe nuk ishte as tre muajsh dhe të madhin e kisha një vjeç.U detyruam ta braktisim Vlorën dhe erdhën në Tiranë. Punova në punë të ndryshme në privat, pasi pagat në shtet ishin shumë të vogla dhe nuk kisha interes. Kam bërë dy tre punë bashkë me bashkëshortin që mbijetuam në Tiranë. Kur fëmijët u rritën unë e lash punën private dhe thashë do rend mbas ëndrrave rinore. U futa në polici. Fillimet ishin të vështira; sigurisht kisha përballë njerëz që kishin thyer ligjin, por të jesh njeri duhet të mos paragjykosh, unë nuk paragjykoj askënd. Aty isha pranë tyre të zbatoja ligjin. Isha pranë tyre si nënë, si motër. Dhe ju kam treguar që ka një herë të parë dhe për ata. Ju kam treguar që liria është e shtrenjtë të mos gabojnë më. Isha suport për t’u thënë nesër do dilni nga kjo derë, nga këto kangjulla, dhe unë dhe jashtë do t’u ndihmoj do jem motra, nëna juaj nuk do kursehem t’u ndihmoj.

-Si e mirëpriti familja, të afërmit, miqësia, detyrën tuaj të re?

Familja nuk donte, se unë jam tip i dashur me zemër të madhe dhe me buzëqeshje në buzë. Ju dukej tabu burgu, uniforma kërkon njerëz të ftohtë më thoshte burri im. Ti nuk e bën dot. Por unë i thashë beso te unë; dashuria për njerëzit është arma më e madhe dhe jo pistoleta, që do mbaj në brez. Ai e miratoj zgjedhjen time dhe sot është krenar për mua bashkë me dy djemtë.

-Dhe vjen një ditë… “lindja” e librit tuaj të parë, vëllimi me poezi me titull “Dua të gris lëkurën time”, titull të cilin mbart një nga poezitë në këtë libër.

-Cilat motive reflektojnë më tepër nëë këtëë libër ?

-Në fakt libri im i parë është ky, por unë e botova mbas romanit të parë “Dashuritë e humbura të një gruaje”. Libri me poezi është një revoltë shpirtërore për gjithë gratë shqiptare. Aty kam shumë shoqe, mike, të mija të afërta, që i kam ndihmuar të grisin atë lëkurë që dhunoheshin, nga xhelozitë e burrava, Jam bërë shëmbull për to duke ju treguar se keni në dorë jetën tuaj dhe ja kanë dalë. Është një metafore që gjen veten çdo grua e dhunuar. Po citoj disa vargje: …Griseni dhe ju gra lëkurën si unë/. Të jeni të lira me lëkurë të butë/, Gruaja ka lindur ta rilind këtë vend/, të jetë zonjë të ketë emrin nënë”

-Mendoni se krahas poezive me aromë dashurie, faqeve të librit, ndodhet shpirti i dashuruar i Merit?

Dashuria është ndjesia shpirtërore më e bukur që përjeton njeriu i dashuruar.

-Si erdhi tek ju dashuria për djaloshin energjik, i cili më pas u bë bashkëshorti juaj i përjetshëm?

Dashuria tek unë erdhi ngadalë, jemi brezi që na zuri ndërimi i dy sistemeve nga socializmi në demokraci. Nuk jam martuar me dashuri më prezanduan dhe filluam të njiheshim dhe vendosëm. Mirësia dhe respekti i dy njerëzve është ajo që të çon drejt dashurisë më të sigurtë. Dhe unë u dashurova me djalin vlonjat. Çdo ditë lundroja në ndjenja drejt tij.

 -Jeni shprehur që martesa ju “vodhi”ëndërrat. Përse?

Martesa m’i vodhi ëndërrat jo bashkëshorti. Kur martohesh ke përgjegjësi të dy anshme për familje. Ardhja në Tiranë ishte emigrim brenda vëndit për ne të ardhurit nga rrethet. Ishte një luftë për të mbijetuar. Nuk shkoja dot drejt ëndërrave pasi duhet të shkoja drejt një pune që kishte të ardhura, kam shitur akullore, nuk e kisha menduar, kam marrë lokal me qera, kam bërë banakieren se ishte puna ime. Sa një ditë thashë mjaft m’i vodhi ëndërrat martesa. Tani unë kam kohë të kap ëndrrat dhe i kapa.

-Përtej poezisë në harkun e pak viteve arrini të botoni katër romane “Dashuritë e humbura të një gruaje”, “Dhe i vdekur shpirti flet”,”Dielli brënda burgut tim” dhe “Djaloshi që urrente femrat”. Përse romani i katërt, botuar disa muaj më parë mbetet më i dashur për ju?

Po katër romane të botuar dhe i pesti del tani në panairin e Nëntorit. Kam shumë të tjerë pa botuar, por mundësitë financiare të kushtëzojnë dhe nuk dihet kur do t’i botoj pasi sponsorizimi për librin në Shqipëri është shumë i vogël dhe unë i kam bërë me kredi vetëm e vetëm të realizoj ëndrrën; ti botoj. Romani i fundit “Djali që urrente femrat” është romani që më është shitur më shumë pasi aty unë kam sjell historinë e një bashkëmoshatari, që u martua me një prostitutë. Përveç kësaj ka brenda të gërshetuar një histori timen personale pasi unë kam birësuar shpirtërisht një lypse që lypte rrugëve të Tiranës. Ajo në 1997 me shumë fëmijë të tjere humbi pasi e vodhën trafikantët me një grup fëmijësh dhe i shfrytëzuan si lypsa në rrugët e Milanos. Personazhi djali që urrente femrat kishte një arsye të fortë t’i urrente ato pasi nuk e duronte dot të jatin që tradhëtonte të jemën në mënyrë sistematike me femra të ndryshme. Ky djalë pas reagimit të tij vajzën që e çoj prostitutë e dashuroj, dhe njëkohësisht ndihmoi dhe vajzën e vogël lypse e dorëzoj në kishë.

-Përherë e shoqëruar nga ëndërrat dhe ecur në rrugëtimin e tyre. Cilën prej tyre keni prekur dhe ju ka lumturuar më shumë?

Humanizmi është një nga ëndërrat e mija. Unë vazhdimisht bëj donacione në spitalin e burgut ku ka vajza dhe gra të braktisura nga familja. Gjithmonë do t’i ndihmoj dhe jua kam lënë dhe fëmijve amanet që ta vazhdijnë atë që bëj unë.

-E kishit menduar vite më parë se një ditë do të ishit Meri që jeni sot?

Po e dashuroj jetën; gjërat që bëj i bëj se i dua dhe i mendoj dhe fal Zotit çfarë kam ëndërruar më janë realizuar.

 -Kur e kishit kuptuar që , në veçanti ndodhitë e pazakonta birucave të burgut do i shkruanit në një libër të veçantë?

Këtë se kisha menduar dhe më doli libri më i bukur. “Dielli brënda burgut tim”e kam titulluar dhe janë gjithë historitë e vajzave dhe djemve me heqje Lirie. Kam dhënë një mesazh me këtë libër që mos t’i paragjykojmë nesër ata djem e vajza se kanë në dëshminë e penalitetit një histori të lënë mbrapa. Asnjë nënë mos ta ndali djalin e saj, që dashuron një vajzë, sepse ka qënë një herë në burg. Ai është korigjuar, meriton të vazhdoj jetën si dhe im bir që nuk ka qënë i dënuar.

 -Ju ka ndodhur ndonjëherë apo shpesh herë të ndjeheni e zhgënjyer në pozicionin tuaj të punës apo në jetën e përditshme jashtë burgut?

Po shumë herë, nuk jam vlerësuar për atë që jam, apo bëj. Se në vëndin tonë ka dhe padrejtësi të tilla, nuk i gjëjnë punës njeriun, por i gjëjnë njeriut punë. Kam hasur bryla, padrejtësi, por ja kam dal, se buka e fëmijëve të detyron të durosh dhe padrejtësi. Nuk jam në pozicionin që më takon apo dua, por kështu funksionon.

-Puna ju ka përballur me etiketime absurde të ndonjë punonjësi të burgut nëpërkëmbjen e të drejtave dhe lirive ndaj grave brënda qelive të burgut. Cili ka qënë reagimi juaj si punonjëse dhe femër?

Po e vërtetë kam pasur. Por kam kurajo i kam shkruar kryeministrit dhe fal atij është zgjidhur gjithçka.

-Mendoni se brutaliteti që ekziston qelive të burgut ndaj grave që shlyejnë dënimin kur disa prej punonjësve i quajnin ato si të sëmura mendore, është i dënueshëm ?

Po kam parë padrejtësi nga ana e disa eprorëve. Nuk ju pëlen ti kundërshtosh, por unë s’kam frikë dhe më kanë penalizuar sa më kanë detyruar të jap dorëheqjen. Por ju thashë nuk kam frikë nga asgjë dhe askush. I kam shkruajtur kryeministrit, ministres së drejtësisë dhe pasi është verifikuar gjithçka, mua më kthyen në punë dhe gratë e burgut trajtohen më së miri tashmë. Nganjëherë nuk dinë gjë themi ne të mëdhenjtë çfarë bëjnë të vegjlit poshtë, por na kanë dhënë të drejtën e portaleve dhe guximin.

-Si ndjeheni që jo pak ngjarje të dhimbëshme brënda birucave, ju i keni shpalosur faqeve të romaneve tuaja ?

Shërbimi policor dhe shëndetësor shërbejnë me zemër dhe kam sjellë shumë raste të vetvrasjes që nuk janë realizuar nga të dënuarat pasi vigjilenca e policisë është super.

-Mësuam që ju nuk keni vetëm dy djem, por madje dhe një vajzë. Si erdhi në jetën tuaj familjare birësimi i kësaj vajze të vogël, të cilën ju e doni aq shumë madje e cilësoni princeshë?

Fola dhe pak më parë për vajzën që njerku e nxirrte çdo ditë të lypte nëpër rrugët e Tiranës në lokale. Në ate periudhë unë isha manaxhere në një nga baret në qendër të Tiranës dhe e shifja këtë fëmijë që si kish bërë dy vjeçe. Çdo ditë me lot në sy e merrja e pyesja: Ça ka goca? Pse qan? Ajo thoshte duhet të shes këto dhe më tregonte kaushat me bajame, se ndryshe më ref ai dhe me gishtin tregues më tregonte njerkun që e ruante nga larg. Luftova, por nuk ma jepni me letra i blija çdo ditë dy bukë; i çonte te njerku vetëm mos ta rifte. Nuk është ajo copë letër më thotë sot mami që vërteton që unë jam vajza jote është kot thotë dhe ..,

 -Cilat fjalë i thoni shpesh djemve tuaj ?

Kam dy djem të cilët sot kanë biznesin e tyre. Ata çdo vit të ri çojnë embëlsirat te sporteli i burgut. Mua më mbushen sytë me lotë se kjo është dhurata më e bukur që marr prej tyre në prag të vitit të Ri.

-Ku qëndron çelësi i suksesit në punën tuaj si krijuese, mpleksur në netë pa gjumë pas botimit të një romani të ri dhe momenti kur ndjeheni e kënaqur?

Natyrisht pasioni për letërsinë më mban “peng” deri në botimin e çdo libri, ku në momentin që librin e çoj tek redaktori e ndjej që e arrita qëllimin. Sigurisht që kënaqem.

 -Përveç librave me poezi dhe prozë, ndodheni në proçesin përfundimtar të dy librave të rinj. Çfarë motive mbartin ato?

Njëri është roman që trajton plagën e pashëruar të emigrimit që ka përjetuar një familje sidomos njëra nga vajzat e familjes që u kthye prostitutë. I shfrytëzuan hallin, i vodhën adoleshencën, u kthye në një skllave seksi vetëm të shpëtonte nënën nga krevati, e cila u rrëzua dhe u paralizua. Mijra emigrantë kanë mistere në vëndet ku emigruan; plagë të fshehura që do t’i marrin me vete në botën e amshuar. Kurse libri tjetër është një libër për fëmijë një përallë.”Heili dhe kecat e saj të preferuar”