Avionët grekë nisin operacionin në Jug të vendit për shuarjen e zjarreve

739
Pasi Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kërkoi ndihmën e autoriteteve greke për ndërhyrje në situatën e krijuar në vend nga zjarret, duket se ka nisur edhe puna.
Ministria e Jashtme dhe ministria e Brendshme konfirmojnë që avioni grek ka filluar operacionin e shuarjes së zjarrit në Jug të vendit. Operacioni për fikjen e zjarrit në fshatin Dukat drejtohet nga Shemsi Premçi.
“Sapo kemi komunikuar me Qendren e Menaxhimit te Krizave Greqi dhe na konfirmojne që deri tani 2 CANADAIR janë ngritur për veprim me qëllim përmbushjen e kërkesës së palës shqiptare për shuarjen e zjarreve në Jug të vendit. Respektivisht bazuar në Deklaratën për Shtyp të Sekretarit të Përgjithshëm të Qendrës në fjalë konfirmohet ngritja në orën 15:19 dhe 17:40 nga Korfuzi”, pohojnë burimet.
Sipërfaqe të tëra po shkrumbohen përditë, dhe në shumë raste terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen. Kjo ka bërë që autoritetet përpos apelimit për ndërgjegjësim të qytetarëve, të kërkojnë ndihmën e vendeve fqinje.
Pasi ka kontaktuar me homologun e tij grek dhe i ka kërkuar ndihmë për avionë për shuarjen e flakëve, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i është drejtuar edhe homologut të tij italian Angelino Alfano.
Sigal