‘Diplomacia po vepron nën rrogoz, përdorimi i armëve bërthamore do të ishte katastrofë’, Musai: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i tregonte vendin Serbisë

257
Sigal

Drejtori i gazetatës ‘Telegaf’ Ëngjëll Musai ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ku ka komentuar situatën konfliktuale në Ukrainë, ku tashmë ka kaluar 1 javë nga pushtimi rus.

Musai tha se diplomacia është duke lëvizur nën rrogoz, në mënyrë që të gjendet një marrëveshje për ti dhënë fund konfliktit.

“Besoj dhe mendoj se askush nuk ka ndërmend që të futet në një luftë më të thellë, përdorimi i armëve bërthamore do të ishte një katastrofë që do të vinte në diskutim ekzistencën njerëzore. Ka 1 milionë të larguar nga Ukraina, diplomacia është duke lëvizur dhe nën rrogoz, që sa më shumë të zgjasë kjo situatë, do të jetë shumë e rëndë.

Rusia ka rreth 10 miliardë dollarë humbje në një ditë. Askush nuk është i interesuar që kjo luftë të vazhdoj, ne jemi vend anëtar i NATO, atë që po përjeton sot Ukraina, ne e kemi përjetuar këtë situatë gjatë pushtimit të Kosovës.

Të mos harrojmë që Rusia, ka vendosur piketat që ne i vuajtën pas viteve  1900, ku Shqipërisë iu hoqën shumë pjesë, ne më shumë se kushdo tjetër duhet të mbështesim Ukrainën, por të jetë dhe një sinjal për qeverinë e këtij shteti, për njohjen e Kosovës”, tha Musai.

Në lidhje me mundësinë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, Musai thotë se kjo lëvizje do të ishte pozitive, për ti bërë të qartë Serbisë pozicionin që duhet të ketë në raport me këtë shtet.

“Kosova në NATO- duhet të veprohet njësoj si në rastin e BE-së me Ukrainën. Kosovës edhe nëse nuk i jep statusin e vendin anëtar, ti japësh një status të ndërmjetëm, duke bindur edhe Serbinë, që Kosova nuk ka më punë me ju.

Rusia ka qenë shembulli më i keq se si mund të pushtohen vendet, hapi plagë në Afganistan, në Çeçeni, në ishujt me Japoninë, është një vend që nuk duhet marrë seriozisht kur thotë diçka”, tha Musai.