Mali i Zi me kryeministër shqiptar? Gjukanoviç dërgon propozim në Kuvend që Dritan Abazoviç të formojë qeverinë e re

Presidenti malazez Milo Gjukanoviç ka dërguar në kuvend propozimin që Dritan Abazoviçit t’i të jetë i mandatuari për të formuar qeverinë e re. Kjo lëvizje vjen menjëherë pasi qeveria e mëparshme u rrëzua duke marrë një nocion mosbesimi nga Kuvendi i Malit të Zi. Të gjitha gjasat çojnë në mundësinë që në Mal të Zi të kemi një kryeministër shqiptar.

Ky lajm është konfirmuar nëpërmjet një postimi të bërë në facebook nga vetë presidenti i Malit të ZIi, Milo Gjukanoviç.

NOA