Suplementi Pena Shqiptare/ Xhevat Lluri: Duke kërkuar varrin e nënës

Jeta prej jetimi më ka detyruar që shumë gjëra t’i përjetoj si jetim, ku dhimbja për nënën më shtypte vazhdimisht kraharorin e malli për të më mblidhej si lëmsh në fyt…

Malli më çon në Prongji. Sa herë shkoj atje, e para që më del përpara është nëna, hija e saj, përfytyrimi i saj… Më shoqëron… Më pyet: si u rrite bir?… Pa mua?… E krijove familjen? Po fëmijët si i ke?

NOA

Me një tufë lulesh në duar arrij te varret. Të parat lule dua t’i vendos te varri i saj. Po ku?! Vërtitem nëpër varreza… Lexoj emrat dhe më pushton trishtimi. Të gjithë, që kanë qenë në jetë e kanë varrin e tyre… Vërtitem mos gjej ndonjë gur ku të shkruhet emri i nënës sime. Eci si nëpër ëndërr… Ec e lexo… Ec e qëndro…     Ku është varri i nënës?

Për një moment bëhem fëmijë tre vjeç… Dhe qaj… Qaj siç qajnë fëmijët: O nënë! O nëna ime! Ku je?! Tre vjeç më le kur ike! Ndoshta ike në qiell përderisa nuk e gjej varrin tënd në tokë. Oh!  Jo… Nuk i dihet varri!

I shpërndaj lulet nëpër varre dhe ndiej që ato janë të lagura më shumë nga lotët se sa nga vesa. Ku e ka varrin nëna? Ku ta gjej? Askush nuk e di. Ishte luftë atëhere kur ajo mbylli sytë. U varros përmes plumbave… Plumbat e dy djemve të rritur dhe të burrit binin për liri. Breshëria e plumbave të tyre e shoqëroi në banesën e fundit bashkëshorten e nënën në largësi. Edhe në vdekje plumbat nuk na janë ndarë… Po ku u varros?

“E di unë varrin e saj, – më tha një grua… Do ta tregoj unë… Do të shkojmë bashkë, atje”. M’u bë sikur nëna m’u ngjall… Aq e fuqishme është dhimbja për nënën, sa mund të besosh edhe të pabesueshmen. Por ajo ishte e besueshme…Me tufën me lule shkova te shtëpia e asaj gruaje, që dinte varrin e nënës… Do takoja nënën, do ta puthja gurin e varrit të saj, do të bisedoja e do t’i tregoja gjithçka, gjithçka… Por, oh… lulet krejt në mënyrë instiktive më ranë nga duart… dhe mbeta si i ngrirë. Te porta e shtëpisë së saj, që do të më tregonte varrin e nënës  ishte arkivoli. Ajo kishte vdekur. Mbeta pa frymë, ca nga dhimbja e ca nga që nuk kisha për ta mësuar kurrë më varrin e nënës… Prapë jetim.

“E di unë, -më tha një burrë… Do të shkojmë bashkë”… Por ah, ai u verbua… Sa i pafat!  Prapë jetim. Nuk kam rreshtur e nuk rresht së pyeturi edhe sot: këdo që gjej nga ai fshat ku është varrosur nëna? Mos e dini varrin e nënës sime?

Letër në redaksi

Një homazh që kujton me mall shokun e fëmijërisë Xhevat Llurin

Po e shkruaj këtë letër me rastin  e 5 vjetorit të ndarjes nga jeta të të madhit XHEVAT LLURIT  23.03.2021.  Po e bej këtë letër shkurtimisht se kam qënë pak pa qejf nga shëndeti po edhe për shkak të moshës (Unë mbusha 93 vjec). Gjithashtu për të shkruar më gjatë kam pasur probleme teknike me kompjuterin dhe po e dërgoj  shkrimin në redaksi. Çdo përvjetor,unë kam shkruar shumë për atë burrë…Xhevat LLurin(që nuk vjen tjetër si Ai). Herën e fundit kam shkruar në Gazetën Telegraf,vjet per 4 vjetor,2 faqe ne 24  Mars 2025. Fola me Dr. Izet Çullin e shokë të tjerë që të shkruajmë dhe ta kujtojmë në këtë 5 vjetor mikun tonë të shtrenjtë  .Në këtë homazh kujtojmë me shumë mall Xhevatin për miqësinë ,vlerat , patriotizmin dhe atdhedashurinë që ai kishte. Te rroni, ta kujtoni ! Ti rrojnë vajzat,nipër mbesa,bashkëshortja dhe gjithë të dashurit,

I PAHARRUAR!

Ish shoku i tij i fëmijërisë,

Dragua Shehu.

 

Izet S.Çulli

Sa pak këto vargje për ty, Xhevat Lluri!

Kam njohur
shumë njerëz në
jetë:
Zemërbardhë, të
qetë a të ashpër,
po janë të pakët
dhe të vërtetë,
kujt i buron një
buzëqeshje e
qashtër.

Një burrë:
babaxhan aq i
paparë
nuk kisha takuar
gjer kësaj dite!
Jo, jo, ishte i
pahasur më
parë!
Ky, një shkëlqimtar
si të qe prej
drite.

Burrë si Xhevati
nuk mund të
ndeshësh
shpesh,
me atë fytyrë aq
fisnikërore.
Këta miq përherë
pranë t’i kesh,
ngaqë rrezatojnë
pastërti shpirtërore…

* * *

Gjithnjë me rripa
gome mbathte
sandale,
atje në Prongji me
shokë
moshatarë.
Vobektësisë diti t’i
bëjë ballë
dhe të hapërojë
në rrugën e
mbarë.

Krijoi një familje
mjaft të
përkryer,
Xhevat Lluri ynë
shpirt zemër flori;
pati fëmijë, mbesa
e nipa yje,
që i donte me mall
dhe dashuri…

Ai na ka hedhur
një varg epik
si ky:
“Nënë moj seç
më merr
malli…”
Dukej shpesh vetmitar
ky stoik,
një durimtar si të
qe prej stralli.

Nuk iu zbeh nga
mendja
asnjëherë,
ç’ peng që pati për
nënën e
pagjetur!
Tepër i vogël ishte
atëherë,
po pamjen i’a kish
gdhendur gjatë
gjithë jetës…

* *. *

Kush bën punë të
mira për
Atdhenë,
s’ harrohet
kurr njëherë nga
askush.
Ky një monument i
gjall’e jo mit,
legjendë,
një zemërdashur,
dhe me shpirtin
prush.

Sa shpirtmadh,
gojëmbël,
i kulluar;
si fotograf nguliti
jetën, historinë!
Sot në ata sot i
shohim të
emocionuar
dhe vetë ai na
shfaqet i paqmë
si në pasqyrë.

Ndaj na
dëlirësohet zemra
dhe nuri,
po dhe paskemi
qenë me shumë
fat,
që kishim një
dashamir si
Xhevat Lluri;
intelektualin e
mendshëm ,
fjalëpakë.

Në jetë do të
ndeshim dhe
ndonjë bërrylist,
që zvarget për të
të hedhur në
humnerë.
Po çdo cili në jetë
të mbahet
optimist,-
Na përsëdyste shpesh Xhevati
shpirtpranverë.

Dhe sërish në punë,
një shpresëtar si ky,
edhe kur ishte i
pensionuar.
Në ballë ndodhej
në çdo
veprimtari,
partizan’ e
veteranë për t’i
përlartuar.

Nuk iu qa askujt
asnjëherë ai!
dhe kudo udhëtoi
me përkushtim,
ndaj do të kujtohet
nëpër brezni,
ky bir i denjë i
popullit tim.

Për dekorata, jo, nuk
punoi kurrë,
po veçse për
Mëmë atdheun
dha gjithçka.
Nuk do të
harrohet
asndonjëherë
ky burrë,
i vendosur porsi
copëshkëmb në
kala.

Pikë të dobët
kishte
fshatlindjen
Xhevati,
ku vrapin e
mbante andej
pandërprerë.
Atje ndiente
gëzimet që nuk
pati,
pranë njerëzish
me zemrën e vet
të gjerë.

Një jetë e jetuar
s’ka për t’u shuar
me aq shumë
mbresime e
kudo midis
nesh.
Sot një dhuratë të
re na la në duar;
librin “DITAR i SHPIRTIT” e nga
lart na
buzëqesh…

 

*Kjo poezi dërgohet në prag të përvjetorit të pestë të ndarjes nga jeta i të paharruari Xh.Lluri, më 23 mars…