1-
NJË PORTË E MBYLLUR
Rruga e gjatë ,jo s’të kish lodhur
drithma përshkoi trupin e njomë
dera e shtëpisë mbyllur prej kohësh
dhe syri lotin kristal, zuri e lëshon.
Ike larguar botës, si zog,vite më parë
si dallëndyshe vjeshtës në shtegëtim
kaptuar lumenj, dete, male borëbardhë
dhe te folez e vjetër, më patë një kthim.
Ulur shkallëve të vjetra,mbuluar trishtimi
gjë s’pipëtin,zemrën ngashërimi pushton
thirrja e shpirtit,Erdha unë gjyshe,më prisni
humbet tej portës lodhur,vitesh bërë copë.
Zemra e butë zhgënjyer, rrugëve të fatit
prehrin e ngrohtë të gjyshes,jo, se gjeti
ikur larguar si dikur ,nga rrugët e fshatit
dhimbje i solli nga jet’e trishtë e kurbetit.
Një portë e mbyllur e shpirti copëtuar
kukuvajkat , ndihen natën ndër çati
një jetë e dhimbur, vrarë, ligështuar
e ndër shkallë rri e pret, ku ska njeri.
2-
TRI BUQETA TE STOLI VJETËR
Eh,,ç’të prisja unë te stoli i vjetër
te stoli takimit me prekje shikimesh
aty ku zemra kërkonë pa tjetër
aty te ky stol lindi dashuria ime.
Të prita të vije si herën e fundit
e qeshur si diell me flokët mbi sy
përplasje krahët si flatra pëllumbi
më hipje lodroje mbi stolin e ri.
Vitet kaluan rënduan mbi supe
e mosha u tkurr si lulet pa ujë
buqetat me lule këtu ti mi mirrje
këtu ku puthjen e parë mora unë.
Tre ditë me radhë buqetën e lashë
te ky ,stoli i vjetër si ne bërë plak
lëkura rreshkur me zemrën e flaktë
të prita, të prita, tre ditë me ankth.
Erdhe e qeshur me hapin ngadalë
krahët smi ngrite si flatra pëllumbi
e qeshura jote më ndezi syt zjarr
e mosha e vjetër s’di se ku humbi.
Buqetën me lule e mbajte në duar
dridhej buqeta si buzëqeshja mbi buzë
e ikëm të dy capitur mes viteve kaptuar
Për NE dashuria vler kishte më shumë ,,
3-
E LIRË,,,KRENARE
Dhe hëna u coptua me drithërimë
gjysmën e saj ta bëri shtrat, udhë
majë gërxhit më rri ngulur ke synë
dhe më rri e pa epur gati për luftë.
E lirë krenare hapësirash pa fund
Si shkëmb qëndron frika s’të tund .
4-
SHKUMË E BARDHË
Deti papritmas nga gjiri
mbi dallgë të ngriti
si shkumë e bardhë
ti re në mua
e shkumë qëndrove
vala të priti
e shkumën i more
u veshe zbardhuar
Në mua u derdhe ,,
e s’doje të ikje
eh,,s’durove dot më,,
,kur dallga tërhiqej.
Dallgës të erdha
rrëshkitas,,menduar
duart përshkova
pa ditur se tretesh
më ikën e zhdukesh
së bashku me ujin
delfin u bëra zot i vet vetes.
Lëshohem të kap
të marr i dyzuar




















