Reali i Madridit 400 milionë euro për revolucionin, cilët emra lakohen në merkato

507
Sigal

Reali i Madridit që dështoi krejtësisht këtë sezon duke mos fituar asnjë trofe po bën gati një revoluciuon të mirëfilltë për sezonin që vjen pasi nuk i tolerohet sërish një tjetër sezon në të thatë.

Një numër i madh lojtarësh pritet të largohen e të tjerë do u zënë vendin. Sipas spanjolles “AS”, drejtuesit e klubit pritet të shpenzojnë rreth 400 milionë euro në merkaton e verës.

Ndër emrat më të lakuar për t’u afruar në Madrid janë Pogba, Eriksen, Hazard, Ndombele e Militato. Ardhja e tyre do ngushtojë hapësirat për një numër të madh lojtarësh ku lakohen Bale, Kroos, Isco, Navas e Kovaçiç.